Shkrimtari turk: Të intensifikojmë lidhjet kulturore

Iskender Pala | Shkrimtari i mirënjohur turk, Prof. Dr. Iskender Pala zhvilloi javën e kaluar një vizitë në Shqipëri me ftesë të institutit “Yunus Emre”.

Iskender Pala

"…Ne kemi një histori, një botëkuptim dhe një udhëtim të përbashkët. Ne kemi ardhur nga historia deri në ditët e sotme duke ngrënë të njëjtat ushqime, duke kërcyer të njëjtat valle dhe duke qarë njësoj. Ndoshta, deri më sot nuk është bërë e mundur që të krijohen lidhje të denja kulturore mes dy shteteve, por duke filluar nga sot e tutje, nuk duhet të kemi asnjë lloj justifikimi për të mos i realizuar këto. Unë njoh dhe di shumë shoqata shqiptare në Stamboll që promovojnë kulturën si dhe mendoj që këto duhet të jenë më tepër aktive në aktivitete dhe të shtohen edhe në numër”, - u shpreh shkrimtari turk Prof. Dr. Iskender Pala në një intervistë për Zërin e Turqisë.

 


Fjalët Kyçe: Tirana 2017 , Panairi i Librit , Shqipëri , Shkodër , Zëri i Turqisë , Qendra Kulturore Turke e Institutit “Yunus Emre” , histori e përbashkët , Iskender Pala