Shtypi turk 13.10.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte 13 tetor 2017:

Shtypi turk 13.10.2017

“Star”: Mesazhi i Erdoganit për perëndimin: Duhet të mësoheni me Turqinë e fortë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen me prefektët në Kompleksin Presidencial në Ankara dha mesazhe të rëndësishme botës me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke vënë në dukje se Turqia u zhvillua në çdo aspekt Erdoan tha se “Ata nuk po mund të pranojnë një Turqi të fortë dhe me vizion. Nuk po mund ta kapërdijnë pozitën e sotme të vendit tonë”. Në mes tjerash Presidenti bëri të ditur se kriza e vizave me ShBA-në është shembulli më i mirë i kësaj. Gjatë fjalimit të tij ai gjithashtu shtoi se Turqia nuk ka nevojë për askënd.

“Haberturk”: Armët vendore janë më cilësore se ato amerikane

Pas deklaratës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) se “Efektivat e policisë tonë tash e tutje nuk do të përdorin më armë të llojit SigSauer. Tani ne jemi duke i prodhuar vet këto pistoleta dhe armë me rreze veprimi më të gjatë. Sepse, nëse vazhdojmë të marrin të gatshme këto armë, kjo krijon përtaci tek ne. Le të bëjmë vet prodhimet tona”, të gjitha sytë u kthyen nga projektet vendore dhe kombëtare të cilat do ti zëvendësojnë këto sisteme të armatimit. Njëra prej këtyre projekteve është edhe arma kombëtare e këmbësorisë MPT-76. Kjo armë është prodhuar me bashkimin e veçorive superiore të armëve të këmbësorisë që përdoren nga ana e ushtrive botërore dhe është projektuar në nivel kombëtar. Arma e këmbësorisë MPT-76 është arma e vetme e cila kalon të gjitha testimet e NATO-s.

“Sabah”: Dokumentet e lidhjes së punonjësit të konsullatës së ShBA-së me FETO-n

Në konferencën për shtyp që organizoi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bass deklaroi se nuk kanë parë ndonjë dëshmi se punonjësi i konsullatës së ShBA-së është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e organizatës terroriste gyleniste FETO. Gazeta “Sabah” vuri në dorë dokumentet të cilat dëshmojnë se agjenti i arrestuar ka kontaktuar shumë herë me anëtarët e organizatës terroriste FETO. Dokumentet e siguruara nga gazeta përbëhen prej regjistrave të bisedave telefonike. Në këto regjistra janë dhënë informacione të sakta se kur, sa dhe me cilat numra të pjesëtarëve të FETO-s ka biseduar agjenti i arrestuar. Tani është çështje e kureshtjes se çfarë ka biseduar agjenti me pjesëtarët e kësaj organizate.

“Yeni Safak”: Turqia është vënë në veprim për formimin e zonës jokonfliktuale në Idlib

Pas përfundimit të punimeve të zbulimit të forcave speciale turke mbrëmë janë dislokuar edhe njësitë e para në Idlib. Dislokimi i këtyre njësive filloi në orën 23:05 sipas orës vendore. 8 tanke, 50 autoblinda dhe rreth 200 ushtarë turq kanë hyrë në Siri nëpërmjet zonës Kefer Lusin. Bëhet e ditur se destinacioni përfundimtar i autokolonës, e cila arriti në qytezën Daret Izzet, është kodra Berekat që ka një rëndësi strategjike. Gjatë dislokimit për shkaqe të sigurisë është zbatuar errësimi i plotë. Edhe dronët e armatosur duke monitoruar nga ajri autokolonën formuan një mburojë ajrore. Përgjatë rrugës prej nga kaloi autokolona banorët vendor shfaqën dashuri ndaj ushtarëve turq.

“Vatan”: Suedia përkrahë anëtarësimin e Turqisë në BE

Qeveria suedeze deklaroi se do të vazhdoj me përkrahjen e Maqedonisë dhe Turqisë në procesin e tyre të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në deklaratën që zë vend në faqen zyrtare të qeverisë së Suedisë thuhet se ky vend në kuadër të rezultateve të marrëveshjes së bashkëpunimit për reforma të arritur me vendet e Evropës Lindore, Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, do të vazhdojnë me përkrahjen e vendeve në fjalë në procesin e anëtarësimit në BE dhe në këtë mënyrë synon të kontribuoj në zhvillimin e vazhdueshëm nga aspekti ekonomik, demokratik dhe ambientalist të rajonit.



Lajme të ngjashme