Koment-Gabimi Strategjik i Amerikës

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bashkëpunuar dhe më pas për të formuar një marrëdhënie pune dhe ushtarake me PYD/PKK daton që nga fundi i vitit 2014.

Koment-Gabimi Strategjik i Amerikës

Para dy javësh, një delegacion i vogël i përbërë nga autoritete amerikane, erdhi në Ankara për të biseduar me politikanë turq. Pavarësisht fokusimit të palëve në mbledhjet me ‘temperaturë të lartë’, rezultati i vetëm konkret duket se ishte mekanizmi i drejtpërdrejtë i një dialogu, i vendosur për muajin e ardhshëm, që do të ketë për qëllim përmirësimin e vështirësive të komunikimit mes të dy palëve.

Përveç këtij zhvillimi të vetëm, çështjet e tjera duket se po vazhdojnë në mënyrë të njëjtë ashtu siç kanë vijuar për katër vitet e fundit. Zyrtarët turq kritikojnë çdo ditë të Zotit bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me PYD/PKK-në kurse zyrtarët amerikanë po aq herë (sa kritikon Turqia) mundohen të gënjejnë, zbehin dhe të ndërrojnë temë me përgjigje zvarritëse marrëdhënien me një organizatë terroriste, të cilën edhe vetë institucionet amerikane e kanë përcaktuar si organizatë "terroriste".

Zyrtarë të tjerë amerikanë, madje edhe CIA, kanë pranuar realitetin se PYD është një degë e PKK. Por zëdhënësit amerikanë, apo disa zyrtarë të tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëjnë sikur çuditen madje edhe zemërohen kur zyrtarët turq kritikojnë aleancën e Amerikës me PYD/PKK. Ndërkohë që përshkallëzohet zemërimi i opinionit publik turk ndaj Amerikës dhe thellohet mosbesimi i Turqisë ndaj qëllimeve të SHBA-së, kjo e fundit vetëm prodhon efekte zërash me ton të “zemëruar” ose të “lodhur”. Ata fajësojnë shtypin turk apo “njerëzit plehra” për rezultatet që burojnë qartë (pa lënë derë hapur) nga politikat e tyre, që kanë dhënë një drejtim të gabuara.

PKD/PKK janë një kërcënim për tërësinë territoriale turke

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bashkëpunuar dhe më pas për të formuar një marrëdhënie pune dhe ushtarake me PYD/PKK daton që nga fundi i vitit 2014. Ky vendim u mor gjatë sulmeve të DAESH-it në Rojava, një rajon në veri të Sirisë, që kufizohet me Turqinë, madje qeveria turke kishte dhënë edhe lejen që militantët e armatosur të Administratës Rajonale Kurde të Irakut, të hyjnë në Rojava duke kaluar nga Turqia.

Çfarë nuk kuptonin zyrtarët e administratës Obama, ishte realisht se formimi i një marrëdhënieje me PYD/PKK do të gërryente nga brenda një nga gurët themelorë të aleancës turko-amerikane. Po ta shihnim këtë nga një aspekt real, do të kuptonin se është çfarë mund të ndodhte nëse një 30 e ca vjeçar me sytë nga romanca (Ben Rhodes) do të ishte kryekëshilltari i politikës së jashtme të Presidentit Obama.

Guri themelor më i rëndësishëm i kësaj aleance është nevoja tradicionale e Turqisë për atë që disa shkencëtarë politikë do ta quanin një "balancues në det të hapur". Duke filluar që nga fundi i shekullit të 19-të, një shqetësim kryesor për udhëheqësit osmanë dhe më pas për ata turq (Republika e Turqisë), ishte kërkimi i një aleati, një superfuqie që mund të ofronte një valëpritës (valëthyes) kundër kërcënimeve ekzistuese të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit osman dhe më pas turk dhe në të njëjtën kohë kjo superfuqi të mos përbënte një kërcënim shtesë për ata.

Turqia më në fund gjeti se aleat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Autoritetet amerikane, nga ana e tyre, deri në vitin 1946 nuk ishin të bindur, që Bashkimi Sovjetik nuk mund të besohej dhe se ishin në prag një luftë politike afatgjatë me sovjetikët. Turqia, e cila kufizohej me Bashkimin Sovjetik, do të siguronte një vijë aleate pritëse (aleati i frontit të parë); ndërkohë që Amerika do të mbështeste dhe modernizonte ushtrinë e shkatërruar të Turqisë. Edhe pse ishte një numër i madh i ushtarëve dhe zyrtarëve amerikanë në Turqi gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik përbënte një kërcënim të madh dhe përfitimet e shumta reciproke me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i zbusnin shqetësimet e Turqisë.

Kjo situatë nuk ndryshoi edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Megjithëse Rusia u dobësua për një kohë të shkurtër, ashtu siç kishte treguar në mënyrë të qartë prej 3 shekujsh, Rusia do të vazhdonte të mbetej një kërcënim afatgjatë ndaj sovranitetit turk. Dhe Amerika duke u përfshirë më thellësisht në konfliktet rajonale, strukturat e saj në Turqi dhe mundësitë ushtarake vazhduan të ishin elemente jetësore.

2014, një pikë kthesë

Por veçanërisht pas fundit të vitit 2014, kjo situatë ka ndryshuar. Nuk ka dyshim se vazhdon kërcënimi rus, sidomos me prezencën që Moska tashmë ka vendosur në Sirinë e shkatërruar nga lufta (e mundësuar kjo nga pasiviteti i administratës Obama). Por zgjedhja e administratës Obama për tu bërë aleate me PYD/PKK nënkuptonte aleancën me një forcë që ka si bazë kërcënimin e integritetit territorial turk. E thënë ndryshe administrata e Obamës zgjodhi të mbështeste një kërcënim ndaj sovranitetit turk.

Nëse do ta shohim çështje nga pika ku qëndron Turqia, partneriteti  amerikan me PYD/PKK dështon arsyetimin për ruajtjen e një marrëdhënieje strategjike me Uashingtonin, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur në fakt që të kthehen në një kërcënim strategjik. Parashikimet se si e bëri Amerika një gabim të tillë do të tua lëmë historianëve, por tani për tani mund të bëjmë një supozim të tillë: Elementët themelorë të devijimit nga rruga e Amerikës janë mungesa e njohurisë së politikave, krijimi i informacioneve të gabuara dhe dritëshkurtra (madje miope) plus edhe mos dëshira e shfaqur me këmbëngulje nga Amerika për të mos besuar aleaten e tyre në rajon, pra Turqinë.      

Edhe Gyleni është një kërcënim për sovranitetin turk

Për fat të keq, zgjedhjet e verbra për aleancë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kufizohet vetëm me çështjen e PKK-së. Pas dhjetorit të vitit 2013, kushdo që donte t'i afrohej politikës së brendshme turke me një sy racional dhe objektiv, kuptoi se kulti i Fetullah Gylenit ishte bërë një kërcënim për demokracinë turke. Tentativa e dështuar e grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016 dhe përdorimi i disa njësive ushtarake turke për të kryer grushtin e shtetit, kërcënimit tashmë të qartë, i shtoi dhunën dhe vrasjen. Me fjalë të tjera, organizata e Gylenit duhet të kuptohet si një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe i dhunshëm ndaj shoqërisë turke dhe udhëheqjes politike të zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli.

Ashtu siç e dinë të gjithë Gyleni, që nga viti 1999 e deri më tani, banon në SHBA. Kjo do të thotë se përveç bashkëpunimit me PKK/PYD, një kërcënim ndaj sovranitetit turk, Amerika strehon edhe një kërcënim tjetër ndaj sovranitetit turk, pra Gylenin. Dhe pavarësisht këtij realiteti Amerika nuk ka hedhur asnjë hap konkret për të ekstraduar Gylen në Turqi.

Ekziston edhe një dimension tjetër logjik për këtë çështje. Nëse Amerika nga njëra anë bashkëpunon me një kërcënim ndaj sovranitetit turk dhe nga ana tjetër strehon një kërcënim tjetër, atëherë a nuk duket prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi si një kërcënim potencial? Unë personalisht do të doja të thoja se nuk është e tillë, por unë nuk jam një politikan turk përgjegjës për jetën dhe mirëqenien e votuesve të mi nga zona zgjedhore. Ngjarjet e 5 viteve të fundit si nga krahu civil ashtu edhe nga ai ushtarak e kanë komplikuar shumë mënyrën se si e shohin autoritet turke praninë ushtarake të SHBA-së në vend.

Nëse dikush mund të përvetësojë perspektivën e zyrtarëve turke për një çast (mendon nga aspekti i tyre), në lidhje me ngjarjet e kohëve të fundit dhe skenarët e mundshme në të ardhmen, do të arrijë në përfundimin se forcat amerikane të vendosura në Turqi përbëjnë një kërcënim për sovranitetin turk. Kjo do të thotë se situata e vlefshme për 70 vitet e kaluara, që perceptonin forcat amerikane si garantuese të sovranitetit turk, tashmë ka ndryshuar rrënjësisht. Kur dikush arrin në këtë përfundim dhe kupton logjikën e ngjarjeve që të çojnë në këtë rezultat, atëherë kupton më mirë se pse politikanët (dhe qytetarët) turq kanë filluar të mos e besojnë Amerikë në një mënyrë më të thellë dhe duke u nisur nga veprimet e saj në historinë e afërt, do të kuptojë se përse ndiqen të irrituar dhe reagojnë ndaj kësaj gjendjeje.

Ndryshimi i perspektivës strategjike

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit turk përmes PYD/PKK dhe kultit të Fetullah Gylenit, atëherë Amerika nuk është më një "valëthyes", që Turqia gjeti shtatëdhjetë vjet më parë. Në vend të kësaj, SHBA-ja duket se ka kaluar në të njëjtën kategori "kërcënimi të drejtpërdrejtë", si në rastin e Britanisë dhe Francës në shekullin e 19-të dhe ashtu siç ishte Rusia për 300 vjet. Këta aktorë (në atë periudhë) u angazhuan shumë për të ‘zhvatur’ pjesë nga Perandoria Osmane.

Nëse Amerika mbështet një grup militant të armatosur i cili gjithashtu kërkon të marrë pjesë nga territoret e Republikës së Turqisë dhe aktualisht strehon një organizatë fetare, që ka tentuar të krijojë influencë ndaj institucioneve shtetërore turke duke përdorë dhunë, atëherë zyrtarët amerikanë duhet të kuptojnë se në sytë e Turqisë Amerika nuk ka asnjë ndryshim nga britanikët dhe francezët e shekullit të 19-të, apo rusët. Kështu që politikë bërësit turq, të cilët janë përgjegjës ndaj qytetarëve të tyre si përfaqësues të zgjedhur me vota në mënyrë demokratike, do të fillojnë të kërkojnë një tjetër "valëpritës", ose do t’i marrin vetë çështjet në duart e tyre.

Një shembull është një përpjekje e shtyrë për dekadën e fundit nga shteti turk, për t'u bërë më i vetë-mjaftueshëm në zhvillimin modern të armëve. Vetëm javën e kaluar forcat e armatosura turke njoftuan përdorimin e menjëhershëm të automjeteve të armatosura dhe të pa shoferëve në përpjekjet për të përzënë PYD / PKK nga Afrin.

Një shembull për këtë është përpjekja serioze e pesë viteve të fundit nga shteti turk, në mënyrë që Turqia të bëhet e vetë-mjaftueshme në zhvillimin e armëve moderne. Vetëm javën e kaluar forcat e armatosura turke njoftuan përdorimin e automjeteve të armatosura dhe të telekomanduara në luftën (Dega e Ullirit) për të përzënë PYD/PKK nga Afrini.

Që nga shekulli i 19-të, Shteti Osman dhe Turqia kanë qenë shumë të varura nga fuqitë e huaja, jo vetëm për armë, por edhe për trajnime taktike të oficerëve ushtarakë. Por në operacionet e fundit ushtarake, si operacioni ‘Mburoja e Eufrat” dhe Operacioni ‘Dega e Ullirit’, janë përdorë armë të avancuara, të tilla si dronë të armatosur, pothuajse tërësisht produkt i kërkimit dhe zhvillimit turk.

Por ç’është edhe më e rëndësishme, këto operacione janë planifikuar vetë me kujdes dhe jo vetëm që kanë qenë shumë të efektshme, por edhe numri i viktima civile ka qenë jashtëzakonisht i ulët. Planifikuesit dhe oficerët ushtarakë turq kanë zhvilluar një aftësi në luftën kundër terroristëve dhe luftës në qytet të cilën nuk e kanë shfaqur ende as Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe pas përfundimit të luftimeve, punëtorët turq të ndihmës vihen menjëherë në veprim për të ndihmuar banorët e rajonit në mënyrë që të fillojnë të rindërtojnë jetën dhe shoqërinë e tyre. Në përgjithësi, varësia e Turqisë nga armët, teknologjia dhe taktikat e huaja ushtarake është duke rënë me shpejtësi.

Ajo që dua të theksoj këtu është se si udhëheqja aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ashtu edhe ajo e mëparshme, kanë zgjedhur këtë rrugë dhe kanë marrë vendime që i shtynë zyrtarët civilë dhe ushtarakë turq të veprojnë në këtë drejtim. Nëse zyrtarët e Amerikës duan të bindin qytetarët dhe politikanët turq se SHBA-ja është ende e besueshme dhe se SHBA-ja nuk përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit turk, atëherë duhet të përvetësojë vendime dhe veprime të ndryshme (në lidhje me Turqinë).

Nga Adam McConnel



Lajme të ngjashme