Dosje - Roli i PKK/KCK-së në trafikun e drogës

Është përcaktuar që edhe PKK/KCK, e cila renditet në krye të organizatave që kanë vepruar kundër Turqisë si në të kaluarën, edhe në ditët e sotme, siguron një financim të madh nga droga dhe merr pjesë në të gjitha fazat e prodhimit dhe tregtisë së drogës.

UYUŞTURUCU.jpg
uyuşturucu.jpg
uyuşturucu-iran.jpg
uyuşturucu.jpg
uyuşturucu.jpg
UYUŞTURUCU.jpg

ROLI I ORGANIZATËS TERRORISTE PKK/KCK NË TRAFIKUN E DROGËS

Lidhja e terrorizmit me drogën

Dimensioni kërcënues dhe rrezikues ndaj njerëzimi i drogës, si një nga kërcënimet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet bota, po rritet çdo ditë e më shumë. Droga, e cila është një problem i madh, sidomos për të rinjtë dhe brezat e ardhshëm, me dimensionin e saj tregtar është gjithashtu edhe burim përfitimi për grupet e interesit dhe burim financimi për terrorizmin.

Raportet, që kanë publikuar organizatat ndërkombëtare vitet e fundit për trafikun e drogës dhe terrorizmin, kanë treguar se veçanërisht organizatat terroriste kanë siguruar të ardhura nga krimet e drogës dhe se këto të ardhura janë përdorur për të organizuar nevojat e tyre për armë, strehim, ushqim, komunikim, propagandë etj. Në Raportet Botërore për Drogën, theksohet se vëllimi i tregtisë së drogës në botë është rreth 320 miliardë dollarë dhe kjo shifër përbën një pjesë të konsiderueshme të burimeve për financimin e krimit të organizuar dhe organizatave terroriste. Sipas raportit Evropian për Drogën (2016), vlera e tregut të drogës në Bashkimin Evropian (BE) është 24 miliardë euro.

Nuk do të ishte një konstatim i gabuar të flasësh për ekzistencën e një marrëdhënieje reciproke interesi midis organizatave terroriste dhe trafikantëve të drogës. Ndërkohë që trafikantët e drogës përfitojnë nga metodat e strukturimit organizativ të terroristëve, furnizimit me armë dhe mundësitë e hyrjes në organizata sekrete, organizatat terroriste gjithashtu e përdorin drogën si burim të ardhurash dhe në pastrimin e parave dhe përfitojnë në maksimum nga metodat dhe aftësitë e trafikantëve të drogës. Theksohet se trafiku i drogës dhe terrorizmi janë si një pjesë e pandashme e të tërës dhe se trafiku i drogës është një lloj bataku i terrorizmit.

Është e qartë se organizatat terroriste nga njëra përmes prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të drogës sigurojnë financim për aktivitetet e tyre, kurse nga ana tjetër për shkak të rritjes së personave të varur nga drogat ato i shërbejnë shkatërrimit të elementit njerëzor të fuqisë kombëtare.

AKTIVITETET E PKK/KCK-së NË TRAFIKUN E DROGËS

Është përcaktuar që edhe PKK/KCK, e cila renditet në krye të organizatave që kanë vepruar kundër Turqisë si në të kaluarën, edhe në ditët e sotme, siguron një financim të madh nga droga dhe merr pjesë në të gjitha fazat e prodhimit dhe tregtisë së drogës. Për një kohë të gjatë organizata terroriste PKK/KCK ka arritur që ta mbajë të fshehtë nga opinioni publik turk dhe ai botëror aktivitetin e saj lidhur me prodhimin dhe trafikun e drogës. Sidoqoftë, dëshmitë e rëndësishme që kanë dhënë të ashtuquajturit drejtues të organizatës, të cilët janë kapur si rezultat i operacioneve antidrogë që janë bërë në Turqi dhe në vendet e tjera, e kanë njohur opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar me krimet e drogës, ku është përzier organizata terroriste PKK/KCK.

Liderët e organizatës kanë bërë përpjekje për ta mbajtur të fshehtë nga militantët e organizatës dhe shoqëria civile aktivitetin e prodhimit dhe tregtimit të drogës. Pasi ata janë të vetëdijshëm që trafiku i drogës në të vërtetë është një krim njerëzor dhe kjo do të dëmtonte aktivitetin propagandues të organizatës dhe do të ndikonte negativisht punimet në drejtim të rekrutimit të kandidatëve për militantë të rinj.

Vendimi, që ka marrë organizata terroriste në Konferencën e Dytë Kombëtare të saj, mbajtur në vitin 1990 për “Grumbullimin e (të ashtuquajturave) taksa në kufi, e (të ashtuquajturave) tatime nga kontrabandistët në varësi të kapacitetit dhe vlerës që mallit të transportuar”, shpreh në mënyrë të mbuluar faktin që organizata ka zënë vendin e saj që në periudhat e hershme në sektorin e drogës.

Në dëshminë që ka dhënë në vitin 1999 mbi lidhjen e organizatës terroriste me drogën, A.Oxhalan ka thënë se “me trafikun e drogës nuk është angazhuar ai personalisht, por kishte dhënë direktivën për marrjen e haraçit nga personat që merreshin me këtë punë. Drejtuesit e organizatës që ishin dërguar në zonat Zagros dhe Maku, përfshi këtu edhe vëllain e tij, Osman Oxhalanin, kanë bërë trafik lëndësh narkotike dhe këto ngjarje kanë qenë jashtë kontrollit të tij”.

Organizata terroriste PKK/KCK, e cila e shikon si një rrugë të lehtë dhe fitimprurëse prodhimin dhe trafikun e drogës, për të kryer akte terroriste dhe për të siguruar të ardhura, vepron me profesionalizëm në të gjitha aspektet e tregtimit të narkotikëve. Në fillim organizata merrte përqindje nga grupet e trafikut të drogës në këmbim të heshtjes dhe garantimit të sigurisë së tyre, por kur pa madhësinë e fitimit që sillte tregtimi i lëndëve narkotike, ajo nisi të preferojë që të jetë vetë pjesë e këtij biznesi. Sërish në operacionet e kryera nga njësitë turke të antiterrorit kundër organizatës terroriste PKK/KCK janë realizuar kapje droge në sasi të mëdha. Në periudhën 1980-2017 janë realizuar 414 operacione narko-terroriste të ndërlidhura me organizatën terroriste PKK/KCK dhe në këto operacione janë kapur 1.323 të dyshuar, janë sekuestruar me dhjetëra-mijëra kg drogë (hashash, marijuanë, eroinë etj.) dhe rreth 88 milionë bimë cannabis sativa.

Është konstatuar se organizata terroriste PKK/KCK;

  • Ka koordinuar personalisht mbjelljen, prodhimin, transportin dhe tregtimin e drogës,
  • Nën emrin e ‘taksës’ ajo ka marrë komision dhe haraç nga prodhuesit e drogës ose nga personat dhe grupet që bëjnë transportin e lëndëve narkotike përmes kufijve të Turqisë dhe e fusin drogën në mënyrë ilegale në Turqi,
  • Ka ndikim në shpërndarjen e drogës në Evropë dhe në shitjet në rrugë, 
  • PKK/KCK konfiskon lëndët narkotike të personave ose grupeve të organizuara që bëjnë trafik droge pa lajmëruar më parë organizatën,
  • U siguron treg dhe mbrojtje grupeve të organizuara që prodhojnë drogë, 
  • Luan rol aktiv në mbjelljen e jashtëligjshme të bimës cannabis sativa në rajonet e Anadollit Lindor dhe Juglindor të Turqisë, 
  • Operacionet në lidhje me trafikun e drogës së PKK/KCK-së ndiqen nga celula të posaçme brenda organizatës dhe terroristët e tjerë nuk informohen në lidhje me këtë aktivitet të organizatës.

Organizata e konsideron kultivimin ilegal të kanabisit si metodën më fitimprurëse të kësaj fushe. Të ardhura të mëdha organizata ka fituar nga trafiku i marijuanës, që e ka përfituar nga kanabisi i kultivuar në zonat rurale të rajoneve të Anadollit Lindor dhe Juglindor. Organizata jo vetëm që e organizon vet këtë proces, por e mbjell kanabisin përmes fshatarëve dhe banorëve të rajonit dhe nxit kultivimin e kësaj bime dhe merr komision nga marijuana e prodhuar.

Për një periudhë organizata terroriste ka mbjellë kanabis dhe hashash në zonat e kampeve të saj ne Luginën Bekaa të Libanit (Ba el-bek dhe Hermen) dhe e ka prodhuar drogën në laboratorët që kishte ngritur këtu. Kurse tani e prodhon drogën në kampet e saj në veri të Irakut dhe në fshatrat e vendeve fqinje që janë afër kufirit turk dhe e ofron këtë drogë në tregun final. Në veçanti, i kushton rëndësi të madhe ofertës së eroinës në tregun evropian, drogë të cilën e përfiton duke përpunuar opiumin afgan. Kurse vendin kryesor në aktivitetin e grumbullimit të haraçit nga organizata e zënë marrja e haraçit nën emrin e “taksës” në çmimet që vendos për çdo kilogram drogë që sillet nga trafikantët nëpërmjet kufirit lindor të Turqisë dhe marrja e parave nga personat që merren me trafikun e drogës duke i kërcënuar, shantazhuar dhe duke përdorur forcë me armë dhe duke i marrë ata peng.

Duke u nisur nga pozicioni gjeografik që ka, Turqia është në pozitën e urës ndërmjet rajoneve ku prodhohen lëndët narkotike dhe tregjet e konsumit të këtyre lëndëve. Qendrat më të rëndësishme në botë të prodhimit të drogës janë Afganistani, Pakistani dhe Irani. Turqia është një pikë transiti ndërmjet këtyre vendeve dhe Evropës dhe itinerari i kësaj droge që kalon përmes Turqisë tradicionalisht emërtohet si “Rruga Ballkanike”. Po të kemi parasysh strukturimin e organizatës terroriste, vihet re që organizimi jashtë Turqisë i kësaj organizate zgjatet nga Lindja e Mesme deri në vendet e Evropës Perëndimore. Dhe kjo hapësirë e gjerë e përfshin të gjithë “Rrugën Ballkanike”, që përdoret për transportin e narkotikëve. Organizata terroriste PKK/KCK, e cila ka organizimin e saj mbi këtë itinerar dhe përmes të cilit kalon një sasi e madhe droge, lëndët narkotike që ka prodhuar vet apo i ka siguruar që në burim i transporton me lehtësi nëpërmjet kësaj rruge. 

Edhe pse aktivitetin e saj të drogës organizata terroriste PKK/KCK e ka nisur duke marrë komision nga trafikantët dhe prodhuesit e narkotikëve, kohët e fundit ajo ka avancuar deri aty sa që kontrollon edhe tregun e drogës që shitet nëpër rrugët e Evropës. Organizata sot e organizon dhe drejton vet shpërndarjen e lëndëve narkotike në Evropë. Përqindja e lartë në çmimet e narkotikëve është edhe shkaku më i rëndësishëm që e ka shtyrë organizatën të merret edhe me shitjen e drogës në rrugë. Edhe raporti i ‘Think-Tank”-ut “Henry Jackson Society” me seli në Mbretërinë e Bashkuar me titull “Luftëtarët e Huaj të Harruar: PKK-ja në Siri” (The Forgotten Foreign Fighters: The PKK in Syria) konstaton se një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave të PKK/KCK-së në Evropë janë të ardhurat që sigurohen nga trafiku i narkotikëve dhe droga që vjen nga Irani futet në Evropës përmes Turqisë dhe me anë të personave me të cilët ka lidhje këtu (në Evropë) bën shpërndarjen e drogës.   

Konstatimet e agjencive ndërkombëtare dhe të vendeve të huaja mbi trafikun e drogës që bën PKK/KCK

Në burimet ndërkombëtare ka shumë përfundime dhe konstatime lidhur me atë që trafiku i drogës është një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave për PKK/KCK-në. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (United Nations Office on Drugs and Crime - UNODC) çmon se nga trafiku i drogës që bëhet nga vendet e Azisë Qendrore, Afganistani dhe vendet e tjera për në Evropë sigurohet një fitim vjetor 5 miliardë dollarësh dhe sipas një analisti evropian të inteligjencës gjysma e këtij fitimi shkon tek PKK/KCK. 

Të arrestuarit në 23 nga 41 operacione antidrogë që janë kryer në mbarë botën në vitin 1992 kanë pasur lidhje me PKK/KCK-në dhe kjo është dokumentuar nga INTERPOL-i. Në operacionet e bëra në vitet 1990 të Gjermani, Spanjë, Itali, Zvicër, Francë dhe Turqi është kapur me tonelata drogë. Sipas të dhënave të INTERPOL-it në vitin 1992 rreth 80%, në vitin 1994 rreth 60-70% e tregut të drogës është menaxhuar nga PKK/KCK.

Vitet e fundit INTERPOL-i ka ndjekur trafikun e drogës të kryer nga grupe të ndryshme kurde në Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Mendohet që këto grupe kanë lidhje me PKK/KCK. Organizata njihet si grupi që administron laboratorët e drogës në Turqi dhe veriun e Irakut. Krahas prodhimit dhe trafikut të drogës që bëhet nga celulat e veçanta të organizatës me qëllim për të mbështetur operacionet, PKK/KCK mbledh taksa edhe nga trafikantët kurdë të drogës në Evropën Perëndimore.

Dihet që PKK/KCK në trafikun e drogës duke përdorur mundësitë dhe aftësitë e saj në Evropë i ka shitur drogë edhe ShBA-së. Ka informacione që në vitin 1996 organizata e ka shitur në tregun amerikan me 350 dollarë një gram eroinë. Në botimet ndërkombëtare thuhet se organizata terroriste PKK/KCK vetëm nga eroina që shkon nga Afganistani në Evropë ka siguruar në vit 50 deri në 100 milionë dollarë të ardhura. Mendohet që në total kjo e ardhur kap shifrën e 1,5 miliardë dollarëve.

Trafiku i drogës i PKK/KCK-së bashkë me atë të organizatave të ngjashme separatiste është dokumentuar edhe në raportin e vitit 2011 të EUROPOL-it për Situatën dhe Trendin e Terrorizmit në Evropë (TE-SAT). Sipas këtij raporti PKK/KCK për të financuar aktivitetin e saj terrorist bën trafik droge dhe krim të ngjashëm të organizuar. Në mënyrë të ngjashme, edhe në raportin “TE-SAT” të publikuar nga EUROPOL-i në vitin 2013; raportet e hetimit turk tregojnë se PKK/KCK është përfshirë në trafikun e drogës me qëllim për të financuar aktivitetin e saj terrorist; me anë të taksave që ka marrë nga trafikantët që e kalojnë drogën nga kufiri turk organizata ka grumbulluar para, përveç kësaj organizata ka marrë pjesën e saj nga fitimi në çdo fazë të trafikut të drogës, duke filluar që nga transporti i saj përmes Turqisë, futja në BE e deri tak shpërndarja dhe shitja e drogës në vendet e BE-së. Përkundrejt kësaj trafikantëve të narkotikëve PKK/KCK në përgjithësi u ka propozuar dhe ofruar mbrojtje dhe ndërmjetësim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sipas të njëjtit raport.

Në raportin e paraqitur në mbledhjen e Komitetit Ekonomik të Përforcuar të NATO-s për vitin 2007 thuhet se “industria e jashtëligjshme narkotike është aktiviteti kriminal më fitimprurës i PKK/KCK-së. Organizata merr pjesë në çdo fazë të trafikut narkotik, duke filluar që nga prodhimi bazë i drogës në Pakistan e deri në distilimin e saj në Irak; që nga tregtimi i drogës në rrugë e deri në taksimin në Evropë të drogës së futur këtu nga PKK/KCK”. 

Sipas raportit të DEA-s amerikane (Drug Enforcement Administration - DEA); metodat që përdor PKK/KCK për të siguruar të ardhura nga droga janë: prodhimi i eroinës, taksat që u merr trafikantëve të drogës që e kalojnë mallin përmes kufirit dhe kontrolli i një pjese të rëndësishme të tregut të eroinës në Evropë. Drejtuesi i DEA-s, Asa Hutchinson ka thënë se PKK-ja merr pjesë në taksimin e transportit të narkotikëve në rajonin e Anadollit Juglindor në Turqi dhe në mbrojtjen e trafikantëve të drogës. “Organizata terroriste PKK/KCK prodhimin dhe trafikun e eroinës e shfrytëzon për të mbështetur lëvizjen e saj terroriste kundër qeverisë turke. Aktive janë edhe familjet që merren tradicionalisht me trafikun e drogës dhe grupet e kontrabandës”,- konstatojnë raportet e DEA-s amerikane. 

Personat me emrat Murat Karayılan, Ali Rıza Altun, Zübeyir Aydar, Cemil Bayık, Duran Kalkan, Remzi Kartal, Sabri Ok dhe Adem Uzun, Departamenti amerikan i Thesarit në vitet 2009 dhe 2011 i ka shpallur si trafikantë të huaj droge, ndaj të cilëve zbatohen sanksione (Specially Designated Narcotics Traffickers - SDNTs), duke e vërtetuar kështu në kontekstin ndërkombëtar që PKK-ja e ka kryer krimin e trafikut të drogës.

Në të njëjtën mënyrë në vitin 2012, Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja (The U.S. Department of the Treasury’s Office of Foreign Assets Control - OFAC);pjesëtarët e organizatës terroriste PKK/KCK, personat me emrat Zeyneddin Geleri, Çerkez Akbulut dhe Ömer Boztepe i kishte përcaktuar si përgjegjës të organizatës për trafikun e drogës në Evropë në përgjithësi dhe në Moldavi në veçanti dhe i kishte shpallur këta si trafikantë droge të sanksionuar (SDNTs).

Ndërsa në raportin e vitit 2016 të Departamentit amerikan të Shtetit për Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve (International Narcotics Control Strategy Report - INCSR) thuhet se një numër i madh kurdësh dhe iranianësh janë kapur në trafikun e drogës që fillon nga Afganistani dhe zgjatet deri në Turqi, të cilët kanë mbështetur financiarisht PKK/KCK-në dhe në vitin 2015 në shumë qytete të Turqisë dhe Evropës janë kryer operacione ndaj pjesëtarëve të organizatës në fjalë me akuzën e trafikut të narkotikëve. 

Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar Informativ për Krimin (National Criminal Intelligence Service - NCIS), pjesë e policisë britanike dhe përgjegjëse për krimet narkotike, PKK/KCK organizon pothuajse gjysmën e eroinës që shitet në të gjithë Bashkimin Evropian. Sipas NCIS-së të ardhurat e organizatës në vitin 1988 kanë qenë 85 milionë dollarë dhe 44% e kësaj është siguruar nga trafiku i drogës.

Prokuroria Federale e Gjermanisë ka pretenduar se 80% e drogës së kapur në Gjermani ka lidhje me PKK/KCK-në. Për lidhjen e PKK/KCK-së me drogën flet edhe deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, në qershor të 2017-s, ku ai ka thënë: “PKK/KCK-ja është futur thellë në trafikun e drogës dhe të armëve edhe në Gjermani. Për këtë arsye është ndaluar aktiviteti i saj dhe do të jetë në interesin e Gjermanisë tharja e burimeve financiare të PKK/KCK-së”.

Raporti i publikuar në vitin 1995 nga Instituti i Kriminologjisë në Francë thekson pozicionin e organizatës terroriste PKK/KCK në sektorin e narkotikëve. Sipas raportit ndërmjet organizatës dhe karteleve të drogës ekzistojnë lidhje “biologjike, politike dhe kriminaliteti”. Në të njëjtin vit edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP), Mesut Barzani kishte deklaruar se PKK/KCK-ja merrej me trafik droge.

Ndërsa sipas të dhënave të Policisë Financiare Italiane të vitit 1998, PKK/KCK është përfshirë direkt në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe përveç kësaj organizata siguron të ardhura të jashtëligjshme nga trafiku i refugjatëve dhe mbrojtja sistematike që u ofron biznesmenëve dhe punëtorëve turq jashtë shtetit. 

Përfundimi dhe vlerësimi

Siç shihet në zhvillimet e trajtuara më sipër, organizata terroriste PKK/KCK ka siguruar në mënyrë të drejtpërdrejt dhe tërthorazi të ardhura nga trafiku i drogës. Në një numër të madh operacionesh anti-drogë që janë realizuar në Turqi është kapur dhe konfiskuar lëndë narkotike në sasi të mëdha. Krahas kësaj në shumë operacione pjesëtarët e organizatës terroriste janë kapur ose të vdekur, ose të plagosur, ose të gjallë dhe është konfiskuar gjithashtu edhe shumë dokumentacion që ka të bëjë me organizatën. Përveç kësaj, qoftë në dëshmitë që kanë dhënë kreu i organizatës dhe pjesëtarët e kapur të saj, qoftë në raportet që kanë përgatitur agjencitë ndërkombëtare dhe vendet e huaja, është provuar që organizata në fjalë merret me trafikun e drogës. Kjo tregon qartë marrëdhënien midis organizatës terroriste PKK/KCK dhe trafikut të drogës.



Lajme të ngjashme