Sihariqi i Erdoganit, turqit e Evropës presin me padurim TRT Turk

Turqit e Evropës presin me padurim vënien në jetë të kanalit televiziv të Radio Televizionit Turk, TRT Turk.

Sihariqi i Erdoganit, turqit e Evropës presin me padurim TRT Turk

Turqit e Evropës presin me padurim vënien në jetë të kanalit televiziv të Radio Televizionit Turk, TRT Turk.

Sihariqi i dhënë prej Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë më 20 maj, u prit me kënaqësi nga kurbetçinjtë dhe u vlerësua si një vendim me vend.   

Në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e 6-të të Zakonshme të Unionit të Demokratëve Turq Evropianë (UETD) Erdoan tha se TRT-ja do të ristrukturojë kanalin TRT Turk, i cili do të bëjë transmetim për qytetarët jashtë shteti duke ofruar një shërbim më të gjerë për ata.

Turqit që jetojnë në Evropë presin me padurim vënien në jetë të këtij kanali televiziv.

Ai bëri të ditur se kohët e fundit TRT-ja ka ndërmarrë hapa të rëndësishme dhe përgatitja e një kanali të tillë televiziv do të jetë shumë e mirë nga aspekti i pasqyrimit të problemeve të turqve në Evropë.

Kurbetçinjtë, në lidhje me këtë sihariq, mendojnë se ky do të jetë një rast shumë i mirë për të mësuar edhe më mirë gjuhën dhe historinë e tyre dhe duke lehtësuar jetën e përditshme do të ndihmojë në qenien më efektiv në vendet ku jetojnë.



Lajme të ngjashme