Bangladesh - Viti i Ri bengal u kremtua me aktivitete të ndryshme

Dita e parë e kalendarit diellor Bengal e cila i bashkon të gjitha grupet etnike dhe religjionet që jetojnë në Bangladesh, "Pahela Baishakh", është pritur me aktivitete të ndryshme në kryeqytetin Dakka.

Bangladesh - Viti i Ri bengal u kremtua me aktivitete të ndryshme

Dita e parë e kalendarit diellor Bengal e cila i bashkon të gjitha grupet etnike dhe religjionet që jetojnë në Bangladesh, "Pahela Baishakh", është pritur me aktivitete të ndryshme në kryeqytetin Dakka dhe qytetet tjera të vendit.

Qytetarët e Bangladeshit për "Pahela Baikhakh" u përgatitën që para disa ditëve dhe kremtuan vitin e ri me aktivitetet tradicionale të ndryshme. Fillimisht ata u mblodhën në parkun Ramna në kryeqytetin që në kohën e agimit, ndërsa policia e Bangladeshit shpërndau trëndafila dhe ëmbëlsira tradicionale.

Nga ana tjetër një grup i fëmijëve u mblodhën nën një dru në park ku kënduan këngë tradicionale të vitit të ri. Gratë e Bangladeshit dolën nëpër rrugë me veshjet e tyre shumëngjyrëshe.

Ata kafjallin tradicional të vitit të ri e bënë duke gatuar pilaf të cilën e quajnë "panta" dhe enë të ndryshme rajonale.

Fillimi i kalendarit diellor Bengal çdo vit festohet më 14 prill. Ky kalendar ndjek kalendarin gregorian rreth 600 vjet pas. (AA) 



Lajme të ngjashme