Katy Perry arrin 100 milionë… ndjekës në Twitter!

Ylli i pop-it amerikan, Katy Perry ka arritur të jetë përdoruesja e parë me 100 milionë ndjekës në Twitter.

Katy Perry arrin 100 milionë… ndjekës në Twitter!

Këngëtarja 32-vjeçare u nderua për arritjen e saj nëpërmjet faqes së platformës së medias sociale  Twitter me hashtagun (#LoveKaty).

“Faleminderit, @ Twitter, sepse gjithmonë më keni dhënë një mundësi për të shprehur opinionin tim! #LoveKaty”, u përgjigj këngëtarja kaliforniane.

Perry, e cila iu bashkua faqes në vitin 2009 dhe ka shkruar rreth 8,500 herë në llogarinë e saj në twitter, është shumë më përpara këngëtarit kanadez Justin Bieber, me  96,7 milionë ndjekës.


Fjalët Kyçe: muzika pop , Twitter , Katy Perry

Lajme të ngjashme