Tensioni Amerikë-Kinë, pas sanksioneve ‘nxehet’ edhe më shumë

Ndërkohë që nxehen luftërat tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, sanksionet e Uashingtonit e kanë rritur edhe më shumë tensionin.

Kina duke thirrur ambasadorin amerikan i përcolli atij reagimin e ashpër ndaj sanksioneve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se Kina do të marrë sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, kishin marrë vendim për sanksione ndaj punonjësve në Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi.

Zëdhënësi i Ministrinë e Mbrojtjes së Kinës, Vu Çien në një deklaratë tha se “Ushtria e Kinës ndjen një urrejtje të fuqishme nga ky vendim dhe del kundër këtij vendimi”.

Nga ana tjetër, gazeta ‘Wall Street Journal’ pretendoi se Kina ka hequr dorë nga bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zëvendëskryeministri, Liu He javën e ardhshme nuk do të shkojë në Uashington.

Lajme të ngjashme