Turkish Airlines dhe Turkish Cargo tejkalojnë shifrat e parashikuara

Kryetari i Bordit Drejtues dhe Ekzekutiv të THY, Ilker Ajxhë (Ilker Aycı), mori pjesë në programin me temë ekonomike “Quest”, të transmetuar në kanalin ndërkombëtar amerikan të lajmeve, CNN Internacional dhe shpjegoi suksesin e Linjave Ajrore Turke.

Turkish Airlines dhe Turkish Cargo tejkalojnë shifrat e parashikuara

Kryetari i Bordit Drejtues dhe Ekzekutiv të Linjave Ajrore Turke, Ilker Ajxhë (Ilker Aycı), mori pjesë në programin me temë ekonomike “Quest”, të transmetuar në kanalin ndërkombëtar amerikan të lajmeve, CNN Internacional dhe shpjegoi suksesin e Linjave Ajrore Turke.  

Pikat kthesë, shanset strategjike dhe objektivat që i kanë çuar Linjat Ajrore Turke në suksesin e sotëm, Ajxhë i ka cilësuar “lokalitet i mrekullueshëm dhe organizim i përkryer”.

Ai bëri të ditur se Stambolli është qendra e gjashtë më e vizituar në botë dhe e vlerësojnë atë si një markë të vyer dhe shtoi: “Bukuritë e pashoqe, historinë dhe lokalitetin që zotëron Stambollin i bashkojmë me punimet të planifikuara, programuara dhe organizuara”.  

Ajxhë tha se administrimi i mirë i krizës ka një rëndësi të madhe në pikën në të cilën ka arritur sot kompania dhe ndërkohë që në vitin 2015-të u thye rekord, vazhdimësia e suksesit ka hezituar vetëm për shkak të ngjarjeve që ndodhën gjatë vitit 2016-të, të cilat ndikuan drejtpërsëdrejti sektorin e aviacionit.

Shifrat që patën një rënie të shkurtër pas shënimit të rekordit u përmirësuan në vitin 2017-të dhe duke nënvizuar se periudha e suksesit vazhdoi aty ku kishte mbetur, Kryetari i Bordit Drejtues dhe Ekzekutiv të Linjave Ajrore Turke, Ilker Ajxhë u shpreh me fjalët: “Këtë vit kemi arritur shifra më të larta nga objektivat e vëna si për Linjat Ajrore Turke ashtu edhe për Turkish Cargo”.

 


Lajme të ngjashme