Dombrovskis: Italia të reduktojë shpenzimet publike, vetëm Greqia ia kalon në Eurozonë

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, i bëri thirrje Italisë ditën e mërkurë që të reduktojë borxhin e lartë publik të saj...

Dombrovskis: Italia të reduktojë shpenzimet publike, vetëm Greqia ia kalon në Eurozonë

Komisioni Evropian paralajmëroi Italinë për Italinë për të frenuar borxhin e qeverisë, pasi forcat politike në Romë përpiqen të formojnë një qeveri që synon të rrisë shpenzimet publike.

“Parimisht, Komisioni Evropian nuk ndërhyn në politikën kombëtare. Për ne është e rëndësishme që qeveria e re italiane t’i përmbahet objektivit dhe të drejtojë një politikë buxhetore të përgjegjshme”, deklaroi zëvendëspresidenti i KE-së për Euron dhe Dialogun Social, Valdis Dombrovskis.

“Italia duhet të vazhdojë të reduktojë borxhin e saj publik, i cili është më i larti në zonën euro pas Greqisë”, u shpreh Dombrovskis në formë paralajmërimi, ndërkohë që kostoja e borxhit të qeverisë italiane për të financuar deficitin e saj në tregjet financiare është rritur këto ditët e fundit.

Borxhi publik i Italisë aktualisht është mbi 130% e prodhimit të brendshëm bruto (PBB).

Në bazë të disiplinës financiare të BE-së, 19 anëtarët e monedhës euro duhet të mbajnë borxhin publik nën 60% dhe deficitin buxhetor nën 3% të PBB-së.

Sipas KE-së, Italia nuk ka gjasa që t’i respektojë këto rregulla në vitet 2018 dhe 2019.

Ndërsa komisari evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Tatimet dhe Doganat, Pierre Moscovici, tërhoqi vëmendjen se kjo është një çështje e rëndësishme për të ardhmen e Italisë dhe qytetarëve italianë mbi të gjitha.

“Ajo kërkon një zgjidhje të besueshme”, theksoi ai.



Lajme të ngjashme