Putin: Sanksionet amerikane do të komplikojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

Sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga ana e Senatit amerikan do të komplikojnë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, denoncoi presidenti rus, Vladimir Putin.

Putin: Sanksionet amerikane do të komplikojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

“Këto sanksione do të komplikojnë me siguri marrëdhëniet ruso-amerikane. Kam bindjen se ky veprim është i dëmshëm”, deklaroi Putin në një intervistë të enjten dhe të publikuar sot në televizionin rus.

Duke konfirmuar se ishte e parakohshme të flitej tani për një përgjigje ruse ndaj këtyre sanksioneve, Putin paralajmëroi se Rusia duhet të rregullohet, të bëjë diçka më tepër në formë kundërpeshe.

“Cilado qofshin vendimet që janë marrë nga ana tjetër e Oqeanit, nuk do të na çojnë as në një bllokim të mundshëm apo kolaps “, siguroi presidenti rus.



Lajme të ngjashme