ShBA furnizon me armatim zonat e kontrolluara nga YPG/PKK

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vazhdojnë të dërgojë armë, municione dhe furnizime ushtarake në rajonet e pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK në Siri.

abd,ypg-pkk askeri sevkiyat1.jpg

Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurta, mësohet se muajin e fundit nga pika kufitare Simelke mes kufirit Siri-Irak rreth 1.500 mauna kanë hyrë në orët e vona të natës në territorin e pushtuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Burimet kanë njoftuar se shumica e këtyre ngarkesave kanë shkuar në mbështetje të YPG/PKK-së me arsyetimin se grupi do të luftojë me DAESH-in në Dejr’uz Zor, ndërsa një pjesë është përcjellë për në depot e ushtrisë amerikane në Harab Ishk, Çelebi dhe Ajn Isa.

Në transportin e xhiruar edhe nga kamerat e agjencisë AA vërehet se maunat janë të ngarkuara me automjete të blinduara, transportues personeli, armatim i lehtë këmbësorie, pajisje të armëve të rënda, municione, makineri pune dhe parafabrikate të shumta për strehim.

 

Po ashtu burimet theksojnë se rreth një e katërta e këtyre materialeve do të përdoren nga vet ushtarët amerikanë, ndërsa pjesa tjetër e mbetur janë për YPG/PKK-në, aleatin e Amerikës në terren.  

ShBA-të edhe më herët i kishin dorëzuar organizatës terroriste YPG/PKK armë, automjete dhe municione, të cilat i kishte sjellë nga Iraku me mijëra maune dhe kamionë. Dërgesën e parë me ndihma të tilla ushtarake ShBA-ja e ka kryer në prill të vitit 2016.

Për momentin ShBA ka 15 pika dhe baza ushtarake në rajonet që ndodhen nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri.

Ndërkohë ShBA-ja vazhdon ndërtimin e tre bazave në Kamishli dhe Dejr’uz Zor.

Me pajisjet dhe njësitë speciale që ShBA-ja ka vendosur në pikat në fjalë, ofron mbështetje për operacionet e YPG/PKK-së kundër DAESH-it, si dhe i mbron ata nga forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Organizata terroriste YPG/PKK armët dhe municionet që ka marrë nga ShBA-të si: armë të rënda, automjete të blinduara rezistuese ndaj minave, municion, armë të lehta për këmbësorinë, karburant dhe kontejnerë parafabrikate që përdoren për qëllime ushtarake, i depoziton në 13 pika në veri të Sirisë.

Ndërsa shpërndarjen e këtyre materialeve anëtarëve të saj organizata e realizon nga këto depo.

 


Lajme të ngjashme