Jehona e marrëveshjes Erdogan-Putin për Idlibin në shtypin rus

Rezultatin e arritur në samitin e Soçit (takimi Erdoan-Putin për krijimin e një zone të çmilitarizuar në rajonin Idlib të Sirisë) gazetat që dalin në Rusi ia kanë përcjellë opinionit publik si një zhvillim pozitiv.

Jehona e marrëveshjes Erdogan-Putin për Idlibin në shtypin rus

Shtypi rus e ka vlerësuar si shpresëdhënëse marrëveshjen e arritur në takimin e mbajtur në Soçi ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin për krijimin e një zone të çmilitarizuar në rajonin Idlib të Sirisë.

Gazetat që dalin në Rusi rezultatin e arritur në samitin e Soçit (takimi Erdoan-Putin) ia kanë pasqyruar opinionit publik si një zhvillim pozitiv.

Në lajmin që boton nën titullin “Erdoan dhe Putin ranë dakord për zonën e çmilitarizuar në Idlib”, ditorja “Vedomosti” shkruan: “Ky vendim u mor pas një takimi që zgjati më shumë se 4 orë, gjë që do të thotë se në rajonin e fundit të madh të kontrolluar nga opozitarët e armatosur nuk do të bëhet ofensivë ushtarake. Edhe ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu deklaroi më pas se nuk do të ketë një operacion të ri në Idlib”.

Kommersant” lajmin e ndan me lexuesit me titullin “Nuk do të bëhet operacion në Idlib”, dhe shkruan se deklaratat e bëra pas samitit tregojnë se në Idlib nuk do të bëhet operacion ushtarak.

Ndërsa “Nezavisimaya” thotë se Erdoani përpiqet të gjejë rrugën e mesit për zgjidhjen e problemit në rajon.

Për samtin Erdoan-Putin “Izvestiya” preferoi të përdorë titullin: “Shpresa në Siri”. Marrëveshja e arritur për krijimin e një zone të çmilitarizuar në Idlib,- shkruan gazeta,- do të pengojë një konflikt të ri ushtarak në rajon. Në bazë të marrëveshjes, armët e rënda do të tërhiqen nga rajoni dhe kjo do të parandalojë një situatë të re konfliktuale.

Agjencia e lajmeve “TASS” takimin në Soçi ua ka përcjellë abonentëve me titullin “Progres në çështjen e Idlibit”; ndërsa agjencia “Ria” ka përdorur titullin “Putini me Erdoanin do të krijojnë zonë të çmilitarizuar në Idlib”, duke iu referuar memorandumit të mirëkuptimit të firmosur për çmilitarizimin e Idlibit.

Një vend të gjerë samitit Erdoan-Putin në Soçi i kushtuan gjatë buletineve të lajmeve edhe televizionet ruse.

 


Lajme të ngjashme