Putin: Turqia është vend sovran dhe ka të drejtë të blejë armë prej kujt do

Presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj ndaj reagimeve të udhëheqjes së ShBA-së në lidhje me sistemet e mbrojtjes të tipit S-400 që Turqia ka blerë nga Rusia.

Putin: Turqia është vend sovran dhe ka të drejtë të blejë armë prej kujt do

Presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj ndaj reagimeve të udhëheqjes së ShBA-së në lidhje me sistemet e mbrojtjes të tipit S-400 që Turqia ka blerë nga Rusia.

Presidenti Putin në kuadër të Forumit të 22-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg (SPIEF) priti në takim përfaqësuesit e agjencive të lajmeve nga të gjitha pjesët e botës.

“Turqia si anëtare e NATO-s, ka vendosur të blejë sistemin S-400, për të cilin pa ekzagjerim mund të them se është sistemi më i zhvilluar dhe më i mirë i këtij lloji në botë dhe çfarë tani? A është ky një krim?", ka thënë Putin.

"Një shtet i pavarur dhe sovran është i gatshëm të blejë një prodhim mjaftë të ndjeshëm, dhe cili shtet ka të drejtën të parandalojë përpjekjen për blerjen e produktit që është shumë i rëndësishëm për vendosjen e sigurisë së tij? Për mua kjo është një sjellje me të vërtetë ekstreme", tha presidenti rus.

Putin rikujtoi se vendi i tij u shet armë edhe vendeve tjera anëtare të NATO-së me në krye Greqinë e cila bleu sistemet e mbrojtjes raketore të llojit S-300.

 

“Është shumë vështirë për ta shpjeguar këtë situatë të presionit. Kjo kurrsesi nuk është një qasje e drejtë ndaj Turqisë”, tha Putin.

Ai gjithashtu rikujtoi se duke përdorur presion kundër Presidentit, Recep Tayyip Erdogan është shumë e vështirë t’i arrihet qëllimit.



Lajme të ngjashme