Siri - Evakuohen civilët e parë nga rajoni Al-Kadem nën rrethimin e regjimit

Nga rajoni Al-Kadem të kryeqytetit sirian Damask, rajon ky që ndodhet nën rrethimin e regjimit të Bashar Asadit, janë evakuuar 1.055 civilë.

Siri - Evakuohen civilët e parë nga rajoni Al-Kadem nën rrethimin e regjimit

Nga rajoni Al-Kadem të kryeqytetit sirian Damask, rajon ky që ndodhet nën rrethimin e regjimit të Bashar Asadit, janë evakuuar 1.055 civilë.

Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së në rajon, mësohet se në mesin e 1.055 civilëve të evakuuar shumica janë gra dhe fëmijë, të cilët kanë qenë të detyruar të largohen.

Bëhet e ditur se autokolona me 26 autobusë, e nisur në orët e para të mëngjesit në kuadër të marrëveshjes së arritur mes opozitarëve ushtarakë dhe regjimit në rajon, pasi ka kaluar kalanë Madik në qytetin Hama ka mbërritur në Idlib dhe në pjesën periferike perëndimore të Halepit.

 

Autokolona e përbërë nga familjarët e luftëtarëve opozitarë do të vendoset në qendrat e përkohshme të strehimit të ngritur nga institucionet humanitare në Idlib dhe në pjesën periferike perëndimore të Halepit.

Përgjegjësi për media nga fondacioni humanitar IHH, Selim Tosun, pasi ka pritur personat e evakuuar tha se për civilët kanë dërguar menjëherë pako me ushqim.

"Një pjesë e të evakuarve do të vendosen në qendrat e përkohshme të strehimit, ndërsa një pjesë tjetër do të shkojnë pranë të afërmve të tyre në rajon" është shprehur Tosun. (AA)



Lajme të ngjashme