ShBA - Flamujt ulen në gjysmë shtizë në shenjë nderimi të viktimave të sulmit në Florida

Flamujt e SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë janë ulur në gjysmë shtizë në shenjë nderimi për viktimat e sulmit që ndodhi të mërkurën në një shkollë të mesme në Florida.

Të paktën 17 persona u vranë ndërsa mbi 10 të tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi në shkollën e mesme 'Marjory Douglas' në Parkland të Floridas.

Sulmuesi u identifikua si 19-vjeçari Nikolas Cruz, ish-nxënës i shkollës, i cili u përjashtua për arsye disiplinore.

Presidenti amerikan Donald Trump në adresimin e tij në Shtëpinë e Bardhë bëri thirrje për unitet dhe paqe, duke theksuar se administrata e tij do të punojë pa pushim për të përmirësuar sigurinë në shkollat ​​në SHBA.

"I gjithë kombi është në pikëllim. Asnjë nxënës apo mësues nuk duhet të ekspozohet ndaj rrezikut në shkollat ​​amerikane. Dua t'iu them se nuk jeni vetëm", ​​ka thënë Trump.

Gjatë fjalimit ai aspak nuk foli për nevojën e ashpërsimit të ligjit për armët në SHBA, ndërsa nga ana tjetër, demokratët argumentojnë se këto të shtëna janë dëshmi e qartë se ky vend ka nevojë për ligje më të rrepta rreth kësaj çështjeje. (AA)

Fjalët Kyçe: Nikolas Cruz , masakër , ShBA , Florida , shkollë , sulm

Lajme të ngjashme