• Video galeri

NATO përshëndet kontaktet pozitive mes Turqisë dhe ShBA-së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri deklarata të rëndësishme gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e 54-të Ndërkombëtare të Sigurisë në Munih.

NATO përshëndet kontaktet pozitive mes Turqisë dhe ShBA-së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur se përshëndesin kontaktet pozitive mes Turqisë dhe ShBA-së.

Stoltenberg bëri deklarata të rëndësishme gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e 54-të Ndërkombëtare të Sigurisë në Munih.

Duke shprehur kënaqësinë nga vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Turqi, Stoltenberg rikujtoi se ShBA-ja dhe Turqia një kohë të gjatë janë duke bashkëpunuar në luftën kundër DAESH-it.

 

Stoltenbeg bëri të ditur se Turqia ka marrë përsipër një rol të rëndësishëm në luftën kundër DAESH-it me infrastrukturën, aeroportet dhe bazat ushtarake të saj.

Ndërkaq në lidhje me trajnimin e forcave të sigurisë të Irakut nga ana e NATO-s, Sekretari tha se “Iraku është fqinji i Turqisë, që është një aleate e NATO-s. Këtu aleanca ndjenë përgjegjësinë për sigurimin e stabilitetit në rajonet fqinje”.

Stoltenberg tha se NATO-ja në të kaluarën ka ndërmarrë operacione të mëdha ushtarake sikurse në Afganistan, ndërsa sot është përqendruar në trajnimin e elementëve vendore.

Në lidhje me testimet balistike dhe bërthamore të Koresë së Veriut, Sekretari i Përgjithshëm tha se “Të gjitha vendet anëtare të NATO-së tani kanë hyrë në rrezen e veprimit të raketave të Phenianit. Presioni ndaj Koresë së Veriut duhet të rritet”.

Konferenca e Sigurisë në Munih, ku merr pjesë edhe Kryeministri, Binali Yildirim do të përfundojë më 18 shkurt.



Lajme të ngjashme