Meksika tronditet me tërmet të fuqisë 7,2 ballë

Sipas përcaktimeve të para në këtë tërmet nuk ka patur viktima.

Meksika tronditet me tërmet të fuqisë 7,2 ballë

Meksika është tronditur me një tërmet të fuqisë 7,2 ballë.

Sipas përcaktimeve të para në këtë tërmet nuk ka patur viktima.

Qendra e Studimeve Gjeologjike e ShBA-së (USGS) tha se epiqendra e tërmetit ishte dy kilometra në juglindje të Pinotepa në shtetin Oaxaca dhe ishte në një thellësi prej 43 kilometrash, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë rrezik nga cunami.

Tërmetet dhe dridhjet janë të zakonshme për këtë rajon për shkak të thyerjeve tektonike përgjatë vijës bregdetare të Meksikës.

Tërmeti më i rrezikshëm i magnitudës 8,1 ballë që ra në vitin 1985 mori jetët e rreth 6,000 njerëzve, ndërsa tërmeti tjetër i magnitudës 7,1 ballë që tronditi Meksikën qendrore më 19 shtator 2017 la 228 njerëz të vdekur në kryeqytet dhe 369 në të gjithë rajonin.



Lajme të ngjashme