• Video galeri

Lidhja ndërmjet PKK/PYD dhe DAESH

Siç është pasqyruar edhe në shumë burime të hapura organizata terroriste PKK/PYD-YPG ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë mbi baza reciprociteti me organizatën tjetër terroriste DAESH.

PKK / PYD roket saldırısı
abd pyd yardim.jpg
pyd'li teröristin itirafları.jpg
pyd.jpg
pyd..deash.jpg
münbiç deaş pyd.jpg

Është vënë re se ndërmjet organizatave terroriste PKK/PYD-YPG dhe DAESH është ndërtuar një lidhje e bazuar mbi interesat reciproke përtej luftimeve që ndodhin mes tyre dhe disa çështje lidhur me këtë lidhje të veçantë janë pasqyruar edhe në burime të hapura.

Shembulli më konkret i marrëdhënies që ekziston ndërmjet organizatave terroriste PKK/PYD-YPG dhe DAESH publikimi i pamjeve, ku terroristët e DAESH-it duken teksa nxirren me autobusë nga qyteti Raka në bazë të marrëveshjes së PKK/PYD-YPG kishte bërë me organizatën terroriste DAESH gjatë marrjes së qytetit të Rakës, i ashtuquajturi kryeqytet i organizatës terroriste DAESH, e cila e kishte pushtuar qytetin më 15 janar 2014. Në datën 17 tetor 2017 kontrolli i qytetit ishte marrë nga PKK/PYD-YPG, falë mbështetjes intensive me armë, nga toka dhe ajri që kishin ofruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Koalicioni Ndërkombëtar. Në respektim të marrëveshjes së arritur ndërmjet PKK/PYD-YPG dhe DAESH gjatë procesit të marrjes së Rakës, pjesëtarët e DAESH-it që gjendshin brenda në Raka u nxorën në mënyrë të sigurt me autobusë nga Raka dhe ishin transferuar në zonat Markada, Al Suvar dhe Deyr’uz Zor. Dhe të gjitha këto veprime ishin kryer me dijeninë e ShBA-së dhe Koalicionit Ndërkombëtar (të krijuar për të luftuar DAESH-in). Lajmet në lidhje me marrëveshjen dhe transferimet në fjalë ishin bërë nga korrespondentët e BBC-së Quentin Sommerville dhe Riam Dalat.[1]

Marrëveshja e arritur në Raka ndërmjet PKK/PYD-YPG dhe DAESH është pranuar dhe zyrtarët amerikanë dhe të Koalicionit Ndërkombëtar. Eric Pahon, një prej zëdhënësve të Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) kishte bërë këtë deklaratë: “ndoshta jo gjithmonë mund të pajtohemi plotësisht me partnerët tanë, por ne respektojmë zgjidhjet që u gjejnë ata problemeve të tyre, duke pretenduar se marrëveshja në fjalë është bërë me qëllimin e vetëm për të mbrojtur civilët”. Kurse zëdhënësi i Koalicionit Ndërkombëtar, koloneli Ryan Dillon në një postim që kishte bërë në Twitter kishte thënë se marrëveshja nuk ishte një “sekret.”[2]

Zëdhënësi i Forcave Demokratike të Sirisë, Talal Silo, i cili në 15 nëntor 2017 ishte dorëzuar në Turqi, në një reportazh për gazetën britanike “Times”, kishte thënë se para Rakës Forcat Demokratike të Sirisë e kishin bërë edhe në Menbixh. Sipas Silo, pjesëtarët e PYD/YPG u kishin shitur militantëve të DAESH-it dokumente udhëtimi, që fillonin nga 200 dollarë, për të kaluar lirshëm në territoret e kontrolluara prej tyre.[3] Komandanti i Forcave Demokratike të Sirisë (FDS), Shahin Xhilo kishte arritur marrëveshje me ShBA-në dhe ishte lejuar që 2 mijë anëtarë të DAESH-it të dilnin nga qyteti të shoqëruar me mburojën e civilëve para bërjes publike të çlirimit të Menbixhit, rrëfen Silo në reportazhin e tij për gazetën “Times”, ndërsa tërheq vëmendjen se lejimi nga FDS dhe ShBA i pjesëtarëve të DAESH-it të shkojnë drejt Xherabulusit duke u garantuar atyre jetën është marrëveshja e parë që është arritur ndërmjet ShBA-së dhe FDS-së. Një marrëveshje tjetër është realizuar në Tabka, mbi Lumin Eufrat. Anëtarëve të DAESH-it leja për një dalje të sigurte nga rrethimi u është dhënë pas takimit që Shahin Xhilo bëri me amerikanët në emër të PYD/YPG-FDS, sqaron Silon.[4] Në dritën e këtyre zhvillimeve mund të thuhet se ndërmjet PYD/YPG dhe DAESH është ndërtuar një marrëdhënie me interes reciprok.

Kurse në një reportazh për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA), pyetjes se e shfrytëzon PKK-ja naftën në Deyr’uz Zor dhe Hakeki, Talal Silo i ka dhënë këtë përgjigje: “YPG dhe PKK puset e naftës në Rumeylan ka nisur ti shfrytëzojë pas marrjes së kontrollit të tyre në vitin 2012. Në fillim naftën që nxirrej këtu e eksportonin duke kaluar në zonat e kontrolluara nga DAESH-i. Për shembull, Ali Sheyr, personel i PKK-së përgjegjës për veprimet financiare në Xhezire, jeton në Kamishli. Ai ka lidhje direkte me krerët drejtues të PKK-së dhe është personi kompetent për të lidhur kontrata për shitjen e naftës. Vetëm ky person ka dijeni për të ardhurat që siguron organizata nga shitja e naftës. Ky është një sekret i PKK-së. Që nga viti 2012 e këtej Ali Sheyr e shet jashtë naftën që nxirret këtu. Dikur shitja sigurohen vetëm përmes rajoneve të kontrolluara nga DAESH-i. Oficeri i ushtrisë së regjimit, al-Katranxhi është përgjegjësi i përgjithshëm i PKK-së për sektorin e naftës, madje as Shahin Xhilo nuk mund të përzihet e ndërhyjë tek ky. Çështja e naftës ka qenë sekreti i organizatës. Më vonë arrita të zbuloj disa dokumente, dhe duke pyetur sigurova disa informacione. Paratë që fitonin nga shitja e naftës depozitoheshin në llogarinë e disa emrave të besuar të tyre në bankat e Libanit. Pastaj, prej këtu këto para transferoheshin në Evropë. Emrat që merren me këtë punë janë të gjithë të PKK-së. Çështja është shumë e madhe, pasi çdo ditë transportohej naftë me qindra autobote.”[5]

Një zhvillim tjetër që ra në sy më vonë në këtë drejtim ishte veprimi që bëri organizata terroriste DAESH duke i lënë PKK/PYD-YPG-së shumë pika strategjike pa hedhur asnjë plumb, kur PKK/PYD-YPG filloi tentativat e saj për të pushtuar territore në drejtim të provincës Deyr’uz Zor.

Ndërsa vazhdonte sulmet në drejtim të lindjes së qytetit Deyr’uz Zor, PKK/PYD-YPG-ja bëri sërish një marrëveshje me DAESH-in. Tekstin e kësaj marrëveshjeje e publikoi agjencia e lajmeve “Qasioun”. Sipas marrëveshjes në fjalë PKK/PYD-YPG dhe DAESH kanë shpallur armëpushim mes tyre. Me nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit PKK/PYD-YPG ndërpreu sulmet ndaj territoreve që ishin nën influencën e DAESH-it dhe pas menjëherë pas boshatisjes së zonës nga pjesëtarët e DAESH-it, të cilët lëvizën në lindje të Sirisë, organizata PKK/PYD-YPG pushtoi pjesën lindore të qytetit Deyr’uz Zor.

Krahas krijimit të mundësisë për pushtimin e territoreve të reja në Siri nga PKK/PYD-YPG me DAESH-in janë bërë edhe shumë pazarllëqe të tjera përmes armiqësisë kundër Turqisë. Shumë terroristë të DAESH-it, që momentalisht mbahen në të ashtuquajtura burgje të PKK/PYD-YPG-së në qytetet Raka dhe Deyr’uz Zor, po lirohen nga këto të ashtuquajtura burgje me kusht që të kryejnë veprimtari kundër Turqisë. Pjesëtarët e DAESH-it edhe sikur të mos marrin pjesë aktive në një veprim kundër Turqisë ata përbëjnë kërcënim për Turqisë duke depërtuar me rrugë të ndryshme në rajonet ku ndodhen njësitë ushtarake të Turqisë, si në Idlib dhe zonën, ku është zhvilluar Operacioni “Mburoja e Eufratit”. Krahas kësaj organizata terroriste PKK/PYD-YPG personat në fjalë (militantët e DAESH-it) i përdor në kuadër të përpjekjeve të saj për të bërë propagandë të zezë në opinionin publik ndërkombëtar për ta treguar Turqinë në një krah me DAESH-in.

Për shkak të Operacionit “Dega e Ullirit”, organizata terroriste PKK/PYD-YPG ka nisur të lërë të lirë edhe militantët e DAESH-it që i mban në burgjet e kontrolluara prej saj në Afrin me kusht që këta të luftojnë kundër Forcave të Armatosura Turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).. përveç kësaj po të shikojmë lajmet e reja që kanë dalë në lidhje me këtë çështje, vihet re se PKK/PYD-YPG me synimin për të përfituar edhe nga pjesëtarët e tjerë të DAESH-it, të cilët kanë mbetur në Siri dhe nuk kanë vend tjetër për të shkuar, u ka premtuar këtyre njerëzve një jetë të re dhe sipas konstatimeve një pjesë të anëtarëve të DAESH-it i ka transferuar nga pjesa lindore e Lumit Eufrat për në Afrin. Dëshmohet se terroristët e DAESH-it, të cilët nuk mund të kthehen në vendin e tyre, por kanë aftësi të larta për të luftuar dhe bërë bomba artizanale, po vlerësohen nga PKK/PYD-YPG dhe atyre që pranojnë të bashkëpunojnë PKK/PYD-YPG-ja u ka premtuar se do t’ua fshijë emrat nga lista e zezë (terroriste).[6] Masat që po merr PKK/PYD-YPG në drejtim të sigurimit të përfitimeve nga terroristët ish-pjesëtarë të DAESH-it, janë të rëndësishme, pasi ato pasqyrojnë kalimtarësinë e anëtarëve ndërmjet organizatave terroriste. Përveç kësaj, një situatë e tillë tregon edhe hipokrizinë e PKK/PYD-YPG-së, e cila merr mbështetje nga shumë shtete, kryesisht nga ShBA-ja dhe vendet evropiane, nën petkun e luftës kundër DAESH-it, si dhe atë që kjo organizatë terroriste (PKK/PYD-YPG) për interesat e saj mund të bashkëpunojnë edhe me një kërcënim që cilësohet si ekzistencial.

Me qëllim për të bërë spastrim etnik dhe ndryshuar demografinë e krahinave që ka pushtuar, PKK/PYD-YPG-ja i detyron banorët vendas kryesisht arabët dhe turkmenët, të emigrojnë. Kurse pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH, të cilët nuk do që ti mbajnë në të ashtuquajturat burgjet e saj, PKK/PYD-YPG i përzien me popullatën që shpërngul me forcë dhe i dërgon në Turqi. Për më tepër, edhe grupet e njohura si pjesë e organizatës terroriste DAESH i dërgon në Turqi përmes kalimeve të paligjshme (tuneleve) në kufirin Turqi-Siri.

Nga ana tjetër në raportin e revistës amerikane “Nation”, pasqyruar në media në datën 9 shkurt 2017, thuhet se PYD/YPG-ja po kryen krime lufte në veri të Sirisë dhe ka shpërngulur me forcë me dhjetëra-mijëra njerëz. Me dhjetëra-mijëra civilë arabë dhe kurdë të zonave që mban nën kontroll në veri të Sirisë i ka syrgjynosur dhe ka bërë krime lufte, bën të ditur raporti dhe vë theksin në një detaj të rëndësishëm; YPG-ja në këtë rajon nuk ka luftuar me DAESH-in, përkundrazi ajo ka ndjekur një mënyrë të vepruari kinse pengon grupet pjesëmarrëse në konflikt, dokumenton ndër të tjera i njëjti raport.[7] Duke u nisur nga kjo mund të thuhet që raporti në fjalë është përpjekur të theksojnë bashkëpunimin që PYD/YPG ka bërë dhe bën me DAESH-in.

 

[1] http://www.bbc.co.uk/news/resources/idt-sh/raqqas_dirty_secret

[2] http://www.gazetevatan.com/deas-ve-pkk-arasindaki-kirli-anlasmayla-ilgili-flas-aciklama--1118524-dunya/

[5] http://aa.com.tr/tr/dunya/sdgnin-kacan-sozcusu-silo-abdnin-pyd-pkkya-destegini-aaya-anlatti/988355

[6] http://aa.com.tr/tr/turkiye/pyd-pkk-afrin-e-firat-in-dogusundan-da-deas-li-getirdi-/1045590

[7] http://punompen.be.mfa.gov.tr/Content/assets/consulate/images/localCache/12/188dcb58-2854-4045-bb93-bad3a72c1118.pdf

 


Lajme të ngjashme