Mattis: Turqia na ka paralajmëruar për operacionin "Dega e Ullirit"

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis vuri në dukje se Turqia është një aleate e rëndësishme e NATO-s, ndërsa shtoi se “Turqia ka shqetësime legjitime në lidhje me sigurinë e saj”.

Mattis: Turqia na ka paralajmëruar për operacionin "Dega e Ullirit"

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis njoftoi se Turqia ka paralajmëruar ShBA-të në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”.

Në prononcimin e tij të bërë për gazetarët që e shoqëronin në avion gjatë udhëtimit të tij për në vendet e Azisë Juglindore, Sekretari Mattis bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, të filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë me qëllim spastrimin e zonës së Afrinit në veriperëndim të Sirisë nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DAESH-it.

 

Duke vënë në dukje se Turqia është një aleate e rëndësishme e NATO-s, Mattis tha se “Turqia ka shqetësime legjitime në lidhje me sigurinë e saj”.

 

Sekretari Mattis shtoi se Turqia para fillimit të operacionit e ka paralajmëruar ShBA-në dhe vijoi duke thënë se “Turqia flet hapur. Para se të fillojë operacionet ajrore ajo na paralajmëroi për këtë”.

Mattis gjithashtu shtoi se trupat amerikane që ndodhen në këtë zonë nuk janë të rrezikuar nga operacionet e Forcave të Armatosura të Turqisë.



Lajme të ngjashme