Lavrov: Aktivitetet e njëanshme të ShBA-së e kanë "irrituar" Turqinë

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov i bëri një vlerësim operacionit të Turqinë në Afrin të Sirisë.

Lavrov: Aktivitetet e njëanshme të ShBA-së e kanë "irrituar" Turqinë

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov bëri të ditur se aktivitetet e njëanshme të ShBA-së në Siri e kanë irrituar Turqinë.

Në reportazhin e dhënë për gazetën ruse “Kommersant”, ministri Lavrov i bëri një vlerësim operacionit të Turqinë në Afrin të Sirisë.

 

“Shumica e ekspertëve politik pyesin për shqetësimet tona dhe thonë: ShBA-të jo vetëm se bënë akte të njëanshme, të cilat çmendën Iranin dhe Turqinë, por duhet të bëjnë përpjekje për të arsyetuar mungesën e marrëveshjeve në vendet si Siria dhe rolin e tyre destruktiv në marrëdhëniet e jashtme”.

Diplomati rus gjithashtu shtoi se propozimet “gjysmëzyrtare” të Rusisë për bashkëpunim të bëra ShBA-së në pranverë janë ende të vlefshme.

“Propozimet tona janë në fuqi ende. Ne asnjëherë nuk kundërshtuam, por përpiqemi për të kuptuar sfondin e amerikanëve apo të ndonjë aleati tonë tjetër”, bëri të ditur Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov sanksionet e ShBA-së ndaj Rusisë i cilësoi si “të pakuptimta dhe të pabaza”, ndërsa bëri të ditur se sanksionet në fjalë nuk ndikojnë në rrjedhën e politikës së jashtme të Rusisë.

Lavrov tërhoqi vëmendjen se niveli aktual i rusofobisë është si kurrë më parë, ndërsa shtoi se një gjendje e tillë nuk është parë as gjatë Luftës së Ftohtë, kur ShBA-ja dhe BRSS kishin konflikte ideologjike.

Ndërkaq në lidhje me Korenë e Veriut, ministri rus tha se ShBA-ja në vitin 2005 e para ka bërë shkeljen e marrëveshjes me këtë vend për çështjen bërthamore, ndërsa tërhoqi vëmendjen në mangësitë në lidhje me çështjen e marrëveshjes mes Washingtonit dhe Phenianit.

Duke vënë në dukje se shkeljet e marrëveshjeve ndërkombëtare për çështjet e programeve bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut, të arritura me pajtimin e vendeve të shquara botërore, janë të papranueshme, ministri Lavrov vijoi me këto fjalë: “Në qoftë se për këtë apo ndonjë mosmarrëveshje tjetër vjen deri tek prishja e strukturës së marrëveshjeve të arritura nga vendet e shquara, atëherë të gjithë do të fillojnë të veprojnë më vete. Do të jetë një situatë shumë e trishtuar. Në marrëveshjen e arritur në vitin 2005, ku janë të përfshira Irani, Siria, Libia, Jemeni dhe gadishulli korean, është shprehur qartë se çfarë kërkohet nga Koreja e Veriut dhe vendet tjera. Dy javë pasi janë hartuar të gjitha këto amerikanët sollën në rend të ditës një çështje të vjetër në lidhje me një llogari të një banke në Makao dhe filloi ti ngrijë llogaritë e Koresë së Veriut. Është e diskutueshme se sa e drejtë është kjo çështje apo sa të drejtë apo të padrejtë kanë palët, por e vërteta është që nuk ishte bërë një marrëveshje, e cila do ti thoshte “ndal” mosmarrëveshjeve dhe provokimeve”.



Lajme të ngjashme