BE-ja emëron një grup të nivelit të lartë për të luftuar lajmet e rreme

Bashkimi Evropian ka emëruar një grup të nivelit të lartë prej 39 ekspertësh për të luftuar lajmet e rreme dhe dezinformacionin në internet, sipas një deklarate të shkruar të Komisionit Evropian...

BE-ja emëron një grup të nivelit të lartë për të luftuar lajmet e rreme

Bashkimi Evropian ka emëruar një grup të nivelit të lartë prej 39 ekspertësh për të luftuar lajmet e rreme dhe dezinformacionin në internet, sipas një deklarate të shkruar të Komisionit Evropian.

Ky grup do të kontribuojë në zhvillimin e një strategjie të BE-së për të luftuar fenomenin e “fake news” (lajmet e rreme), nismë që do të prezantohet në prill 2018.

“Nëpërmjet një përpjekjeje të përbashkët, besoj vërtet se do të jenë në gjendje të identifikojnë veprime efikase për të luftuar kundër epidemisë së informacioneve false dhe të dezinformimit në internet, në respekt të parimeve tona themelore”, komentoi komisarja e BE-së për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale, Mariya Gabriel. /ATSH



Lajme të ngjashme