Ruhani: Irani është i gatshëm për të mbrojtur Jerusalemin

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani mbajti një fjalim në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islam që organizohet në Stamboll.

Ruhani: Irani është i gatshëm për të mbrojtur Jerusalemin

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani bëri të ditur se vendi i tij është i gatshëm për bashkëpunim me çdo vend mysliman.

“Irani është i gatshëm për bashkëpunim me çdo vend mysliman. Jemi të gatshëm për të mbrojtur Jerusalemin në këtë mënyrë. Nuk kemi asnjë ngurrim e as ndonjë parakusht në këtë drejtim”, deklaroi Ruhani.

Në fjalën e tij të mbajtur në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam që po zhvillohet në Stamboll, Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani deklaroi se në vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit kanë ndikuar konsultimet dhe koordinimi i disa regjimeve me regjimin sionist (Izraelin).

“Përballë kërcënimeve të regjimit sionist disa vende të rajonit bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur Ruhani, ndërsa shtoi se “Ata janë duke bërë përpjekje për të përcaktuar fatin e Palestinës. Në qoftë se këto përpjekje arrijnë në sukses, atëherë sionistët do ta pushtojnë Palestinën përgjithmonë”.

Kreu i shtetit iranian theksoi se myslimanët, krishterët dhe hebrenjtë janë pronarët historik të këtij rajoni, ndërsa shpjegoi se sionistët, të cilët janë të huaj këtu, e imponojnë veten në këtë rajon.

“Sionistët janë ata që kanë mbjellë farat e terrorizmit dhe dhunës në Lindjen e Mesme. Shohim se ata këtë janë duke e bërë që prej fillimit të shekullit të fundit”, shtoi Ruhani.

Duke vënë theksin se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk është duke i marrë masat e duhura Ruhani shtoi se krahas kësaj ShBA-të janë duke e furnizuar regjimin sionist me çdo lloj arme.



Lajme të ngjashme