Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendos në favor të Turqisë

Gjykata më e lartë e BE-së me seli në Luksemburg e gjeti të drejtë ankesën e kompanisë turke “Istanbul Lojistik Hizmetleri” të ngritur ndaj Drejtorisë Kombëtare Hungareze e Tatimeve dhe Doganave.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendos në favor të Turqisë

Për çështjen kontestuese mes Turqisë dhe Hungarisë, në lidhje me marrjen e taksave tranzitore nga maunat turke nga ana e autoriteteve hungareze, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se kjo është në kundërshtim me marrëveshjet.

Gjykata më e lartë e BE-së me seli në Luksemburg e gjeti të drejtë ankesën e kompanisë turke “Istanbul Lojistik Hizmetleri” të ngritur ndaj Drejtorisë Kombëtare Hungareze e Tatimeve dhe Doganave.

Në vendim bëhet e ditur se marrja e taksave nga maunat turke për çdo kalim është e barabartë me taksat doganore, prandaj është në kundërshtim me marrëveshjen dhe nuk mund të zbatohet si e tillë.

Ky vendim i cilësisë së një precedenti, do ti dërgohet Gjykatës së Hungarisë, e cila e dërgoi këtë lëndë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Në mars të vitit 2015 Hungaria e kishte gjobitur një shofer turk të maunës me 2 mijë e 400 euro për shkak se nuk e kishte paguar taksën e kalimit prej 438 eurove. Pas kësaj kompania e shoferit të maunës “Istanbul Lojistik” me përkrahje të Asamblesë së Eksportuesve Turq (TIM) e kishin paraqitur rastin praj gjyqësorit hungarez.

Ndërkaq Gjykata e Hungarisë kishte vendosur që këtë rast ta dërgoj në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila në janar të vitit 2016 kishte kërkuar opinionet e vendeve anëtare dhe të Komisionit Evropian në lidhje me çështjen.

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur më 19 janar 2017 në Luksemburg, Komisioni Evropian dha mendimin e tij brenda kuadrit të tezave turke, ndërsa shtoi se marrja e taksave të kalimit transit është në kundërshtim me nenet 4 dhe 5 të Marrëveshjes së Këshillit të Asociimit Turqi-BE.

Komisioni gjithashtu bëri të ditur se për shkak të taksave të kalimeve transite tregtia mes BE-së dhe Turqisë pëson humbje 3,5 miliardë euro në vit gjë që sjell kufizime në tregti.



Lajme të ngjashme