Ibadi: Paralajmërojmë që në Kirkuk të mos ketë prani ushtarake

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut ka njoftuar se prania e organizatës terroriste PKK në Kirkuk është shpallje lufte.

Ibadi: Paralajmërojmë që në Kirkuk të mos ketë prani ushtarake

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut duke bërë paralajmërimin që në Kirkuk nuk duhet të jenë të pranishme grupe të armatosura përveç mekanizmit zyrtar të sigurisë, ka njoftuar se prania e organizatës terroriste PKK në Kirkuk është shpallje lufte.

Nga zyra e Kryeministrisë së Irakut është bërë një deklaratë në lidhje me vendimin e marrë sot në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Irakut i cili u kryesua nga Kryeministri irakian, Hajdar al-Ibadi.

"Paralajmërojmë që në Kirkuk të mos ketë prani ushtarake përveç mekanizmit zyrtar të sigurisë. Nuk mund të ketë heshtje që partitë (Bashkimi Patriotik i Kurdistanit dhe Partia Demokratike e Kurdistanit) të cilat mbizotërojnë në Kirkuk të sjellin në qytet PKK-në. Kjo është shpallje lufte për irakianët (popullatën jo kurde) dhe për forcat e rregullta të sigurisë", thuhet në deklaratë.

 

Në deklaratën ku vihet theksi se ata që kanë kryer referendumin e paligjshëm me arsyetime të ndryshme kanë kryer grumbullime ushtarake për të penguar qytetarët kurdë që të vërejnë se rezultatet e referendumit janë të rrezikshme, thuhet se: "Në të vërtetë ky (referendum) nuk është në interes të popullit kurd, por në interes të një pale të caktuar, e cila ka siguruar hegjemoninë në qeverinë rajonale kurde të Irakut."

"Forcat e armatosura të qeverisë rajonale kurde të Irakut përbëjnë kërcënim. Detyrojnë emigrimin e qytetarëve jashtë rajoneve kurde dhe pengojnë rikthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre. Kjo është një përpjekje për të ndryshuar demografinë e vendit dhe e çon Irakun në konflikte të përgjakura", thuhet në deklaratë. Gjithashtu bëhet e ditur se Forcat e armatosura të qeverisë rajonale kurde të Irakut kryejnë veprimeve provokuese dhe për të rritur tensionin në rajonet jo kurde, veprime këto të cilat kanë "qëllimin futjen e vendit në luftë të brendshme për të formuar shtet me bazë etnike."

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut ka vënë theksin se rajonet e kontestueshme do të qeverisen nga forcat federale dhe forcat e qeverisë lokale që ndodhen në urdhrat e tyre.



Lajme të ngjashme