Nauert: Duam të kemi dialog me qeverinë turke

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në konferencën ditore të informimit të mediave iu përgjigj pyetjeve në lidhje me krizën e vizave midis Turqisë dhe ShBA-së.

Nauert: Duam të kemi dialog me qeverinë turke

Ne lidhje me vlerësimet e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbi marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Turqisë në një fjalim që kishte mbajtur të enjten, zëdhënësja Nauert tha se nuk e kishte dëgjuar fjalimin e Presidentit Erdoan, por kishte dëgjuar “disa komente” mbi fjalimin e tij. 

"Ne shpresojmë që të kemi qetësi dhe të krijojmë dialog me qeverinë turke. Edhe Sekretari i Shtetit (ministri i Jashtëm Rex Tillerson) dje bisedoi (në telefon) me homologun e tij (turk). Me qeverinë turke qeveria jonë më parë ka pasur takime dhe mbledhje për një sërë çështjesh të ndryshme”,- tha zëdhënësja.

Me rastin e mungesës së pyetjeve rreth Turqisë në mbledhjen e përditshme të shtypit, korrespondenti i agjencisë turke të lajmeve AA e pyeti zëdhënësen për komentin që kishte bërë më parë se “autoritetet turke nuk kishin lejuar takimin e personelit të arrestuar të konsullatës amerikane me avokatin, ndërkohë që nuk kishte pasur një kërkesë të tillë, duke i rikujtuar asaj edhe deklaratën e ministrit të Drejtësisë së Turqisë, Abdyhamit Gyl (Abdülhamit Gül) “Deri dje nuk ka pasur asnjë kërkesë në këtë drejtim (për takim). Pas vlerësimit të kërkesës që është bërë dje, të premten do të takohet (me avokatin”.

Në lidhje me këtë pyetje zyrtarja e Departamentit amerikan të Shtetit pretendoi se nuk e kishte parë deklaratën ministrit Gyl.

 


Lajme të ngjashme