Aleksey Yerhov do të jetë ambasadori i ri rus në Ankara

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka miratuar dekretin lidhur me dërgimin e Aleksey Yerhov ambasador në Ankara.

Aleksey Yerhov do të jetë ambasadori i ri rus në Ankara

Yerhov do të zëvendësojë ish-ambasadorin e Rusisë në Ankara, Andrey Karlov, i cili u vra në një atentat në dhjetor të 2016-s.

Më herët Yerhov ka qenë Konsull i Përgjithshëm i Rusisë në Stamboll dhe së fundmi ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit të Krizave në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Gjatë 6 muajve, që nga vdekja e Karlovit e këtej, nga Rusia nuk ishte bërë ndonjë emërim në krye të Ambasadës në Ankara.



Lajme të ngjashme