Maqedoni – Sulejman Rexhepi: Shkollat e FETO-s janë radikale dhe të zvetënuara

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, deklaroi të shtunën se shkollat e FETO-s janë radikale dhe të zvetënuara...

Maqedoni – Sulejman Rexhepi: Shkollat e FETO-s janë radikale dhe të zvetënuara

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, deklaroi të shtunën se kolegjet e organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) janë radikale dhe të zvetënuara.

I ftuar në një emision që transmetohet në “Art Channel”, televizion kombëtar në gjuhën shqipe, Rexhepi iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës në Maqedoni.

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë u ndal veçanërisht mbi kolegjet e lidhura me FETO/PDY-në në vendin e tij duke i cilësuar ato si të çoroditura dhe të zvetënuara.

“E gjithë bota po e shikon se po aq sa radikale, kolegjet e Fetullah Gulenit janë gjithashtu të zvetënuara. Ata e shfaqin veten si institucione me kulturë, me disiplinë dhe të këndshëm, por aktivitetet e tyre të nëndheshme janë ndryshe. Prandaj nuk i mbështesim këto. Duhet të dalin jashtë vendi ashtu siç kanë hyrë”, u shpreh Rexhepi.

Ai shpjegoi se me shkollat e FETO-s kanë vazhdimisht probleme, pasi ata ndërhyjnë gjithmonë në burimet e Bashkësisë Fetare Islame.

“Të gjitha familjeve, që i dërgojnë fëmijët në kolegje, u imponojnë fitrën, zeqatën dhe çdo gjë. Kanë tërhequr me vete një pjesë të madhe të xhematit. Dhe kur familjet i kanë fëmijët atje, ato bëjnë gjithçka; mirëpo ata s’kanë të drejtë të ndërhyjnë apo përzihen në këto burime”, tha Sulejman Efendi Rexhepi.



Lajme të ngjashme