• Video galeri

Vuçiç: Propozimi për Kosovën, nuk e di nëse do të jetë gati në fund të prillit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të hënën se ende nuk e ka gati propozimin për Kosovën dhe se ai nuk është i sigurt nëse do të respektohet zgjidhja, të cilën mendohet se do ta ofrojë deri në fund të muajit prill...

Vuçiç: Propozimi për Kosovën, nuk e di nëse do të jetë gati në fund të prillit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të hënën se ende nuk e ka gati propozimin për Kosovën dhe se ai nuk është i sigurt nëse do të respektohet zgjidhja, të cilën mendohet se do ta ofrojë deri në fund të muajit prill.

Kreu i shtetit serb premtoi se do të punojë me seriozitet, përgjegjësi dhe guxim, por gjithashtu konstaton se nuk do të jetë e lehtë për serbët, transmeton “KosovaPress”.

“Kam thënë se do të jetë deri në fund të prillit. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë, por do të punoj që të jetë e mundur. Flas vetëm për prezantimin publik, në mënyrë që të mos e dobësoj pozitën e Serbisë, asgjë më shumë”, tha Vuçiç në një konferencë për mediat në Beograd. /ATSH

 


Lajme të ngjashme