• Video galeri

Koment - Përshkallëzimi i ri i tensionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Edhe pse Serbia e sheh Kosovën si një shtet jo legjitim dhe të pa suksesshëm me presionet e Bashkimit Evropian detyrohet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Koment - Përshkallëzimi i ri i tensionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Agjenda Ballkanike- Përshkallëzimi përsëri i tensionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Policia e Kosovës ditën e hënë më 26 mars vuri në pranga shefin e Zyrës për Kosovën të varur nga qeveria serbe, Marko Gjuriç në qytetin e ndarë të Mitrovicës me arsyen se kishte hyrë në Kosovë në rrugë të jashtëligjshme. Pavarësisht se Gjuriç u la i lirë dhe u deportua nga policia e Kosovës pas një kohe të shkurtër, duket se kjo ngjarje do të do të hapë rrugë për rezultate afatgjate.

Më 17 shkurt 2018 Kosova festoi 10-vjetorin e pavarësisë. Fitorja më e madhe e Kosovës pas periudhës 10-vjeçare, që ka kaluar nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, është njohja nga 117 vende dhe përfundimi i procesit të ndërtimit të shtetit. Me njohjen nga shumica e vendeve në botë nuk ka dyshim që Kosova tashmë është kthyer në një subjekt që pranohet në sistemin ndërkombëtar.

Edhe pse Serbia e sheh Kosovën si një shtet jo legjitim dhe të pa suksesshëm me presionet e Bashkimit Evropian detyrohet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Me marrëveshje të ndryshme, Bashkimi Evropian edhe mundohet të mbajë gjallë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës edhe ‘shpërblen’ Serbinë dhe Kosovën me sigurimin e progresit të procesit të anëtarësimit në BE. 

Mirëpo ngjarja e arrestimit të Gjuriç ka potencialin të zvarrisë në një qorrsokak të ri dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që vitet e fundit vazhdon në mënyrë të çalë.

Ngjarja e Gjuriç, nga aspekti politik, do të sjellë disa përfitime afatshkurtra si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç edhe pse e dinte se do të arrestohej, e dërgoi Gjuriçin në Kosovë. Për sa i përket arsyes, Vuçiç i ngelur ngushtë ndërmjet përparimit të ngadaltë të procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE nga njëra anë dhe nacionalizmit serb në rritje dhe qëndrimit pro rus në vend në anën tjetër, duket se herë pas here ka nevojë për kriza në lidhje me Kosovën. Sa herë që përjetohen kriza gjallërohet përsëri dhimbja që ndjejnë qytetarët serbë nga humbja e Kosovës.

Tensionet afatshkurtra me Serbinë i vijnë mirë edhe udhëheqjes së Kosovës.

Sfida themelore me të cilën përballet Kosova në politikën e brendshme është marrja e kontrollit të veriut të Kosovës, e cila ka një popullsi të dendur serbe. Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në 25 gusht të vitit 2015, parashikohet që në Kosovë të vihet në jetë Asociacioni i Komunave Serbe. Me rregullimet e bëra në lidhje me këtë projektohet njohja e një lloj vetë udhëheqjeje në nivel lokal në komunat e Kosovës me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës synon që me këtë rrugë të marrë nën kontroll veriun e Kosovës dhe të bashkojë strukturën shtetërorë.

Mirëpo opozita mendon ndryshe në lidhje me këtë çështje. Sipas opozitës, krijimi i bashkimit të komunave serbe, hap rrugën për një shtet serb paralel në Kosovë. Për këtë arsye opozita në Kosovë prej kohësh zhvillon protesta dhe me anë të gazit lotsjellës ka nxjerrë pengesa në punimet e Kuvendit të vendit. Për sa kohë që nuk hiqet dorë nga Asociacioni i Komunave Serbe, opozita mendon të përsërisë veprimet në këtë drejtim dhe me shumë mundësi bën llogarinë për të shtënë në dorë pozitën e vendit. Ç’është më e keqja është fakti se po rritet mbështetja e popullit ndaj qëndrimit të tillë të opozitës. Prandaj për këtë arsye, tensionet që përjetohen herë pas here me Serbinë, i japin një ‘frymë të re’ autoriteteve të Kosovës nga aspekti i politikës së brendshme.  

Në fushën e politikës së brendshme, një sfidë tjetër e madhe për Kosovën është ekonomia. Produkti i Brendshëm Bruto për person në Kosovë është sa 25% e mesatares së 28 vendeve të Bashkimit Evropian. Me nivelin 37% të papunësisë gjatë viteve 2001-2017 Kosova është vendi me papunësinë më të lartë ndër vendet e Evropës. Nga entuziazmi i madh i krijuar nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, pas një kohe të shkurtër, populli filloi të përballet përsëri me vështirësi ekonomike. Kur vendet perëndimore, që mbështesnin pavarësinë e Kosovës dhe politikanët kosovarë neglizhuan kushtet e mirëqenies dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës, emigrimi në vendet e Evropës, për shumë familje të Kosovës filloi të shihet përsëri si një recetë shpëtimi. 

Me protestat e organizuara nga opozita e Kosovës, u duk qartë se pakënaqësia ekonomike në popull, mund të përdoret në mënyrë të suksesshme.  

 

E parë nga ky aspekt, tensionet që përjetohen herë pas here me Serbinë bëhen përfitim afatshkurtër për udhëheqjen e Kosovës duke ndryshuar rendin e ditës dhe duke larguar popullin nga e vërteta.

Edhe më parë janë përjetuar tensione, që kanë vështirësuar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përgjithësisht këto tensione nuk kanë zgjatur shumë. Mirëpo ngjarja e Gjuriçit u përjetua në një koniunkturë ndërkombëtare të ndryshme. Pasi marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë janë tensionuar aq shumë sa të rikujtojnë Luftën e Ftohtë.    

Madje ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, javët e fundit, përjetohen edhe ngjarje të shpalljeve reciproke të diplomatëve si persona të padëshiruar (non grata). Zhvillimet në këtë drejtim dashje pa dashje pasqyrohen edhe në Ballkan. 

Moska, që sfidon Perëndimin, kërkon rrugët për të rritur influencën në Ballkan. Kurse trafiku telefonik i autoriteteve serbe me Moskën për shkak të ngjarjes së Gjuriç tregon se tensionet afatshkurtra që përjetohen në Kosovë kanë filluar që kohët e fundit të marrin një kthesë tjetër. Aq më shumë që rasti i arrestimit të Gjuriçit nga ana e policisë së Kosovës është realizuar me miratimin e vendeve perëndimore. Për këtë arsye, për sa kohë që Perëndimi dhe Moska distancohen nga njëra tjetra, jo vetëm në Kosovë por edhe në disa vende të tjera të rajonit mund të luhen lojëra të ndryshme. 



Lajme të ngjashme