Koment - Ekzistenca e DAESH-it në Ballkan

Kur bëhet fjalë për luftëtarët e huaj nga Ballkani Perëndimor në Siri dhe Irak, në një farë mënyre, Bosnjë-Hercegovina mbahet gjithmonë në plan të parë...

Koment - Ekzistenca e DAESH-it në Ballkan

Agjenda Ballkanike-Ekzistenca e DAESH-it në Ballkan

Kohët e fundit, në median gjermane, mund të hasni disa artikuj ku shkruhet në lidhje me përpjekjet e organizatës terroriste DAESH për të fituar anëtarë nga Ballkani si dhe në lidhje me kërcënimet ndaj Gjermanisë. Arsye për këtë janë bërë disa deklarata të shërbimit informativ gjerman se interesohen më shumë për Ballkanin dhe veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën. Në këtë kuadër pretendohet se është duke u mbajtur gjallë bashkëpunimi në Ballkan dhe Gjermani me grupe të ashtuquajtura ekstremiste fetare. Pavarësisht se nuk ka provave se radikalizmi në Ballkan është në rritje, media gjermane e përcaktoi Ballkanin si një rajon potencial ku krijohen kërcënimet e terrorit. Kurse vendet e Ballkanit, nga njëra anë bëjnë të ditur se nuk ka spekulime për realizimin e sulmeve terroriste në rajon, ndërsa nga ana tjetër janë të shqetësuara se ndër emigrantët që hyjnë çdo ditë në Ballkan me shpresën për të kaluar në vendet e Evropës Perëndimore mund të jenë futur fshehurazi edhe anëtarë të DAESH-it.

Disa video të publikuara në internet u bënë shkak për fillimin e diskutimeve në lidhje me ekzistencën e DAESH-it në Ballkan. Për shembull, në korrik të vitit 2015-të u publikua një video ku bëhej e ditur se do të shtihej në dorë i gjithë Ballkani. Në një video tjetër të publikuar në 5 qershor 2015-të nga myslimanët e Ballkanit kërkohej që ose të bashkoheshin me DAESH-in në Siri ose të fillonin sulmet në vendet ku ndodheshin.

Në këtë mënyrë, krahas bërjes së propagandës së vet në Ballkan, doli në shesh se DAESH-i e përdor internetin dhe median sociale  për rekrutim dhe për të mbledhur para. Mendohet se propaganda në fjalë bën më shumë ndikim tek vehabistët në Ballkan. Krahas medias sociale, sipas një raporti të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), propaganda e DAESH-it bëhet në disa xhami dhe shtëpi në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Për të penguar ata që shkojnë në përleshjet në Irak dhe Siri, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, bënë ndryshime ligjore që parashikojnë ndalimin e vajtjes në rajonet e luftës si dhe gjobitjen e atyre që nxisin dhe financojnë këtë. Në këtë kuadër bëhet përpjekje të përcaktohen ata që kanë marrë pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme dhe ata që kanë synim të shkojnë për të luftuar.

Ndërkaq është intensifikuar bashkëpunimi me Bashkësitë Islame, që mund të përcaktojnë më lehtë dhe më shpejt radikalizmin. Përveç kësaj, me anë të rrugës së bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, bëhen përpjekje për të luftuar kundër terroristëve të huaj. Në rendin e ditës kanë ardhur gjithashtu edhe programet e rehabilitimit për ata që janë kthyer në atdhe pasi kanë marrë pjesë në frontet e huaja si dhe përpjekjet për tejkalimin e ndikimeve që bëhen shkak për radikalizmin.    

Ndërkohë që bëhen të gjitha këto, autoritetet e vendeve ballkanike, bëhen të kujdesshëm për të mos u bërë panik i panevojshëm tek populli.

Por për fat të keq, burimet mediatike ndërkohë që ndërgjegjësojnë shoqërinë në lidhje me personat me origjinë nga Ballkani, që marrin pjesë në përleshjet në Lindjen e Mesme, herë pas here, për shkak se nuk tregojnë kujdesin e duhur në diferencimin e islamit nga terrorizmi, pa qenë të vetëdijshëm nxisin islamofobinë. 

Kur bëhet fjalë për luftëtarët e huaj nga Ballkani Perëndimor në Siri dhe Irak, në një farë mënyre, Bosnjë-Hercegovina mbahet gjithmonë në plan të parë. Ndërkohë që në median e huaj ripërsërit vazhdimisht se mbi 300 luftëtarë boshnjakë i janë bashkangjitur luftërave në Siri dhe Irak, sipas një raporti të përgatitur nga Iniciativa Atlantike e Bosnjë-Hercegovinës, numri i personave që kanë shkuar nga Bosnja është 115.

Nga këta, 2/3 janë persona të inkriminuara më parë dhe një pjesë që mbetet i përket diasporës.

Sipas burimeve të Kosovës, 250 kosovarë i janë bashkuar luftës në Lindjen e Mesme. Pretendohet se veçanërisht disa imamë duke u ndikuar nga disa imamë që kanë lidhje me Egjiptin, kanë stimuluar pjesëmarrjen e njerëzve në luftërat në Irak dhe Siri.

Sipas informacioneve që zënë vend në median serbe, që pasqyrojnë informacionet e sigurisë, bëhet e ditur se rreth 20 persona gjenden pranë DAESH-it në Siri dhe Irak. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se edhe disa persona, që jetojnë në Evropën Perëndimore, por që mbajnë pasaportë serbe, janë bashkuar në radhët e DAESH-it. Pretendohet se 15 persona nga Mali i Zi dhe dhjetëra të tjerë nga Maqedonia janë bashkuar me DAESH-in në Siri. Ndërkaq bëhet e ditur se në Shkup disa xhami nuk janë nën kontrollin e Bashkësisë Islame dhe imamët e këtyre xhamive nxisin pjesëmarrjen vullnetarisht në luftërat në Siri dhe Irak.

Mendohet se tek shumica e atyre që janë bashkuar në luftërat e Lindjes së Mesme nga Ballkani, është përhapur mendimi se islami është nën kërcënim dhe duhet ta mbrojnë atë.  Nga ana tjetër, përveç personave që janë të inkriminuar më parë, përgjithësisht luftëtarët e huaj vijnë nga familje të varfra, të cilët nuk ja dalin dot kundër mënyrës së jetës moderne dhe për këtë arsye janë më të ekspozuar ndaj influencës dhe drejtimit të grupeve ekstremiste.

Duke qenë se atyre u premtohet edhe pasuri dhe mirëqenie bëhet më e lehtë vendimmarrja e tyre për tu bashkuar në luftë. Për këtë arsye vendeve të Ballkanit perëndimor që mundohen të çbindin pjesëmarrësit  në luftërat në Irak dhe Siri, krahas masave dënuese, u këshillohet që të interesohen edhe për dimensionin socio-ekonomik në vend.

 



Lajme të ngjashme