Grevë e përgjithshme e transportit publik dhe ajror në Greqi, paralizohet Athina

Sindikatat e transportit publik në Athinë kanë bërë thirrje për 24 orë grevë të hënën për të protestuar projektligjin për transportin, i cili pritet të votohet të njëjtën ditë në Parlamentin e Greqisë...

Grevë e përgjithshme e transportit publik dhe ajror në Greqi, paralizohet Athina

Sindikatat e transportit publik në Athinë kanë bërë thirrje për 24 orë grevë të hënën për të protestuar projektligjin për transportin, i cili pritet të votohet të njëjtën ditë në Parlamentin e Greqisë.

Kontrolli i trafikut ajror do të jetë në grevë për 3 orë të hënën, gjë kjo që do të sjellë anulimin e fluturimeve nga dhe me drejtim Athinën nga ora 12.00 deri në 15.00.

Kompanitë ajrore “Aegean Air” dhe “Olympic Air” do të ndryshojnë oraret në 28 fluturime ndërkombëtare dhe 20 të brendshme.

Nga ana tjetër, hekurudhat do të operojnë si zakonisht. /ATSH



Lajme të ngjashme