Shqipëri – “Save the Children” mbështet familjet në nevojë

“Save the Children” shpërndau ndihma në mbështetje të familjeve të dëmtuara nga përmbytjet dhe në vështirësi ekonomike e sociale në njësitë Berdicë, Dajç, Velipojë dhe Ana e Malit në Shkodër...

Shqipëri – “Save the Children” mbështet familjet në nevojë

“Save the Children” shpërndau ndihma në mbështetje të familjeve të dëmtuara nga përmbytjet dhe në vështirësi ekonomike e sociale në njësitë Berdicë, Dajç, Velipojë dhe Ana e Malit në Shkodër.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, organizata partnere “Save the Children” siguroi ushqime dhe kite sanitare për 100 familje të këtyre zonave.

Përmes një njoftimi për shtyp, Bashkia e Shkodrës thekson se “në ditët në vazhdim do të vijojë mbështetja me ndihma e familjeve më në nevojë në njësitë e tjera administrative”. /ATSH



Lajme të ngjashme