Ish-ministri Dritan Prifti ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë

Ndahet nga jeta ish-ministri dhe deputeti Dritan Prifti. Ai ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë...

Ish-ministri Dritan Prifti ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë

Kohët e fundit, Dritan Prifti i ishte nënstruar kurave intensive në Itali, ku kreu edhe një ndërhyrje kirurgjike.

Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra mësohet se ish-ministri i Ekonomisë nuk ka pasur përmirësim.

Vetë Prifti deklaroi në muajin prill të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë, gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Dritan Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.



Lajme të ngjashme