Haradinaj: Prioriteti ynë është sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, jo rezident në Kosovë, François Bontemps dhe shefin e zyrës në Prishtinë, Jean Louis Servais.

Haradinaj: Prioriteti ynë është sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik

Në takim, kryeministri Haradinaj falënderoi për përkrahjen që shteti i Belgjikës i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme që nga pavarësia dhe shtetndërtimi si dhe proceset integruese, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadorin për prioritetet e Qeverisë, me fokus sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Nga ana e tij, ambasadori Bontemps e ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke theksuar se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat.



Lajme të ngjashme