Trepça përballet me Vikinguri

Kampioni i Shqipërisë në futboll, Kukësi në xhiron e dytë kualifikuese për Ligën e Kampionëve në Futboll do të përballet me FC Sherif të Moldavisë.

Trepça përballet me Vikinguri

Kampioni i Shqipërisë në futboll, Kukësi në xhiron e dytë kualifikuese për Ligën e Kampionëve në Futboll do të përballet me FC Sherif të Moldavisë, ndërkohë që Vardari i Shkupit do të luajë kundër Malmos nga Suedia.

Nga sivjet edhe Kosova ka përfaqësuesin e saj në Ligën e Kampionëve, KF Trepça, e cila nëse kalon raundin e parë kundër Vikingur nga Ishujt Faro do të përballet me FH Hafnarfjordur nga Islanda.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen më 27 dhe 28 qershor, ndërsa duelet e kthimit më 4 dhe 5 korrik.

Takimet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/18 janë planifikuar për 11 dhe 12 korrik, respektivisht dytë javë më vonë.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për xhiron e parë kualifikuese për ligën Evropa, në të cilën për herë të parë do të marrë pjesë edhe një ekip nga Kosova, më konkretisht Prishtina, e cila për kundërshtar do të ketë IFK Norrköpingun nga Suedia.

Shorti i hedhur sot, ka përcaktuar që Maccabi Tel-Aviv të pret Tiranën, Partizani kundër Botev Plovdiv nga Bullgaria, ndërsa Skënderbeu kundër Sant Julia Andorë. 

Rabotniçki nga Maqedonia do të luaj kundër Tre Penne nga San Marino, Dacia Chisinau Moldavi do të përballet me Shkendijën e Tetovës, dhe IFK Norrköping do të ketë përballë Prishtinën. 

Ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës luhet më 29 qershor. Ndeshjet e kthimit shtatë ditë më vonë. 



Lajme të ngjashme